Faqja e parë
U mbajtën edukimet e reja në Prilep
e martë , 21 tetor 2008
prilep-novi-intro-mala.png
 
Prej 9 deri më 14 nëntor, në shkollën fillore "Kliment Ohridski" në Prilep, u realizuan 5 edukime për përdorim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve. Edukimet i mbajti Talija Baboska nga Qendra për iniciativë qytetare.

Lexoni përmbajtjen...
 
U realizuan edukimet e reja në SHF “11 Tetori”
e premte , 10 tetor 2008
deca-11-oktomvri-novi-5-mala.png
Në kuadër të ciklit të ri të edukimeve me temë “i sigurt në internet”, me sukses mbaroi seria e pare prej 6 edukimeve të cilat u realizuan në shkollën fillore “11 Tetori” në Shkup. Prezantimet u mbajtën në gjuhën maqedonase, ndërsa rolin e edukatorit e kishte Irina Ivanova, profesoreshë në këtë shkollë.


Lexoni përmbajtjen...
 
U botua manuali “i sigurt në internet” për prindërit dhe mësimdhënësit
e hënë , 06 tetor 2008
vodici.png
 
 
U botua manuali i pestë me radhë i Fondacionit Metamorfozis, i titulluar “i sigurt në internet”, i kushtuar para së gjithash prindërve, por i dobishëm edhe për  mësimdhënësit e shkollave, si dhe për gazetarët si përfaqësues të mediumeve.

Lexoni përmbajtjen...
 
Edukime të reja për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
e hënë , 06 tetor 2008
Prej sot, zyrtarisht fillon cikli i ri i prezantimeve edukative për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, i kushtuar krahas tyre edhe për prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Lexoni përmbajtjen...
 
Ligjëratë për gazetarë: sfida në lidhje me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve
e premte , 03 tetor 2008
mediumi-1-mala.png Dje prej orës 11 deri në ora 13, në lokalet e Metamorfozis u mbajt ligjëratë për sfidat lidhur me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve. Në takim morën pjesë 6 përfaqësues të mediumeve dhe organizatave të cilat u ftuan: Svetllana Veljakova nga Kërçova (Radio Kërçova, Kanal77), Karolina Micevska nga Prilepi (Kanal Vizija, Zenit), Aneta Peçipajkovska (Forumi i të rinjëve, BLLOK), Borçe Malevski (OSBE), Tatjana Janevska dhe Hristina Argirovska nga Megjashi.

Lexoni përmbajtjen...
 
Nova Makedonija: Pedofilia – fenomen i vjetër apo sëmundje e re?
e enjte , 02 tetor 2008
pedofilijata.png Interesimi i madh i mediumeve për rastet e pedofilisë në Maqedoni e nxori në sipërfaqe dukurinë devijuese e cila gjithmonë ekzistonte, vetëm se nuk flitej për të sepse trajtohej si temë e turpshme për ta ndarë me opinionin, kështu mendon  d-r. Nelko Stojanovski, profesor i patologjisë sociale në Fakultetin filozofik në Shkup (lexoe artikullin)

Autor:  Angelina Dimoska, burimi: “Nova Makedonija


 
Keqpërdorimi i fëmijëve nëpërmjet internetit
e hënë , 25 gusht 2008
Në lajmet e mbrëmjes të datës 24.08.2008 të televizionit A1 kishte një rrëfim për sigurinë e fëmijëve në internet. Lexoni këtë rrëfim ose direkt shikoni videon. Rrëfimin e përgatiti Emilija Jovanovska.
 


 
Në Kumanovë edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u mbajtën edhe në gjuhën shqipe
e enjte , 31 korrik 2008
Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 11 12 13 14 15 16 17 18 19 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 121 - 128 nga 149
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates