Faqja e parë
U mbajt seminari edukativ për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
e hënë , 12 maj 2008
otvoranje-na-seminarot-mala.png Në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet” (CRISP), prej 6 deri në 8 maj u mbajt seminar edukativ me këtë temë ku morën pjesë përfaqësues të më tepër organizatave joqeveritare dhe shkollave nga Maqedonia.

Seminari u mbajt në hotelin “Klimetica” në Ohër, e vizituan 34 pjesëmarrës dhe 8 njerëz ishin në rolin e organizatorëve, prezantuesve dhe facilitatorëve. Prej 34 pjesëmarrësve, një pjesë ishin përfaqësues të OJQ-ve të cilat pas përfundimit të seminarit duhet ta marrin rolin e edukatorëve nëpër shkolla, ndërsa të tjerët ishin arsimtarë prej shkollave të cilët patën mundësi të ndjekin seminarin me qëllim që këto njohuri t’ua përcjellin nxënësve të tyre në të ardhmen.
Lexoni përmbajtjen...
 
Seminar edukativ në Ohër
e hënë , 05 maj 2008
Në 6, 7 dhe 8 maj, në hotelin “Klimetica” në Ohër do të mbahet seminar edukativ si pjesë e aktiviteteve të parapara në projektin CRISP bartës i të cilit është “Fondacioni Metamorfozis”, ndërsa e zbaton në partneritet me “Megjashin

Seminarin do ta ndjekin më tepër se 40 pjesëmarrës edhe atë, përfaqësues të OJQve dhe përfaqësues nga më tepër shkolla fillore dhe të mesme të Maqedonisë. Qëllimi i seminarit është që ta sigurojë nivelin e duhur të edukimit nga lëmia e mbrojtjes së fëmijëve në internet, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, e cila duhet të rezultojë me prezantime kualitative nëpër shkolla që do t’i zbatojnë tërësisht edukatorët – pjesëmarrës të seminarit.
Lexoni përmbajtjen...
 
Posteri me Porositë për të drejtat e fëmijëve në internet
e martë , 29 prill 2008
poster_mak.gif Këto ditë doli nga shtypi posteri i cili i përmban porosi për të drejtat e fëmijëve në internet dhe u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejt fëmijëve dhe tinejxherëve, duke i potencuar të drejtat e tyre elementare në internet.
 
Posteri u shtyp në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij është t’ua prezantojë të drejtat e fëmijëve në internet të gjithë fëmijëve që shfrytëzojnë internetin në shkollë apo nëpër klube interneti mbarë Maqedonisë.
Lexoni përmbajtjen...
 
Fletushka edukative për atë si të jesh shfrytëzues i aftë i internetit
e premte , 18 prill 2008
letok_al.gif Në kuadër të projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (CRISP) u shtyp fletushkë e cila përmban 5 rregulla të dobishme për atë se si fëmijët dhe të rinjtë të jenë shfrytëzues të aftë dhe të kujdesshëm të internetit, e me këtë edhe të jenë të sigurt derisa janë onlajn.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 11 12 13 14 15 16 17 18 19 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 145 - 148 nga 148
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates