Faqja e parë
Për privatësinë dhe sigurinë në internet në "Nukleusi i ndryshimeve"
e martë , 11 shtator 2012
nukleus.jpgNë epizodin e 18 të emisionit Nukleusi i ndryshimeve, që u emitua në ТV Alfa, ditën e diel, më 9 shtator në orën 17:50, disa bashkëbisedues, në mesin e të cilëve edhe Irina Shumadieva nga fondacioni Metamorfozis, folën në temën Siguria e fëmijëve në internet.

Lexoni përmbajtjen...
 
Plusinfo: Tinejxherë në Maqedoni cak i Gossip girl
e mërkurë , 05 shtator 2012
Sipas shembullit të serisë amerikane për tinejxherë gossipgirl.jpg Gossip girl (Vajza që merret me thashetheme), u paraqit kloni i saj në Maqedoni në formë të ueb-faqes, me të cilën nuhatet në privatësinë, më shpesh të të miturve. Persona me fotografi dhe elemente pikante nga jeta e tyre intime, personale dhe e dashurisë janë vendosur në ueb-faqe, kurse nënshkrues i teksteve për to është `XOXO Gossip Girl`.

Plotësim: Gjatë ditës së sotme, pas publikimit të lajmit, blogu i përmendur në artikull është fshirë.

 
Një baba gjeti mënyrë për ta bllokuar Facebook-un
e hënë , 03 shtator 2012

tatko_najde_nacin_da_go_blokira_fejsbuk.jpgVajza 13 vjeçare e Xhon Hajdit përpiqet të hyjë në Facebook dhe bum! Ajo sheh një ekran me shirita të verdhë dhe të zezë në vend të Facebook-ut. Ajo është e bllokuar, e Face Block-uar.

Hajdi, inxhinjer për softuer nga Nelsoni, ka përpiluar një aplikacion që u mundëson njerëzve ta bllokojnë Facebook-un në shtëpitë e tyre për një orë, duke e shtypur një sustë. "Ajo e urren këtë gjë", thotë Hajd.

Face Block, ishte në mesin e ideve për biznes, të prezantuara para ndërmarrësit dhe gurusë teknologjik në Zelandën e Re, Rod Druri, gjatë në ngjarjeje publike të mbajtur para disa javësh në Nelson. 

Hajd, i cili shpreson se aplikacioni do të jetë në dispozicion të publikut deri në Kërshëndella, thotë se sa më tepër që ka biseduar me prindërit e tjerë në lidhje me zvogëlimin e përdorimit të Facebook-ut nga ana e fëmijëve të tyre, "ka dëgjuar aq më tepër zgjidhje ekstreme". Në mesin e propozimeve kanë qenë të çkyçet ruteri dhe të mbyllet në veturë, ose të ndryshohet fjalëkalimi i internetit pa tel për çdo ditë, "siç do ta bënit në ndonjë motel ose kamp".

"Kjo është mënyra më e lehtë", thotë ai. Face Block ua pamundëson njerëzve qasjen në Facebook për një orë, e pastaj ata mund të lidhen përsëri.  

Lexo më shumë...

 
Idividi: Stop për predatorët onlajn
e hënë , 03 shtator 2012
stop_za_online_predatorite.jpgStudentët e Universitetit Ben-Gurion nga Negevi, përpiluan një zgjidhje të re për privatësinë në Facebook. Bëhet fjalë për mbrojtësin social të privatësisë (The Social Privacy Protector - SPP) i cili u ndihmon prindërve që t'i përshtasin profilet e fëmijëve të tyre me një klik, t'i pengojnë kriminelët që mbledhin informata personale, e poashtu i ruan edhe tinejxherët nga pedofilët.

 
Dita për internet më të sigurt - "Ta zbulojmë botën digjitale së bashku... në mënyrë të sigurt!"
e martë , 07 shkurt 2012
saferinternetday2012logo.jpgDita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale.
Lexoni përmbajtjen...
 
Të rinjtë gjthnjë e më shumë i ndajnë me të tjerët fjalëkalimet e profileve të tyre onlajn
e premte , 20 janar 2012
password.jpgНMë 17 janar 2012, në New York Times u botua një аrtikull i Matt Richtel  me titull "Të rinj, të dashuruar, ndajnë gjithçka me të tjerët, duke i përfshirë edhe fjalëkalimet".
Lexoni përmbajtjen...
 
Za zdravje: Mos lejoni që fëmija juaj të bëhet viktimë e sajberdhunës
e enjte , 20 tetor 2011
zazdravje.jpgPorositë tekstuale, rrjetat sociale dhe porositë elektronike paraqesin mënyrë moderne të komunikimit të fëmijëve që jetojnë në këtë kohë. Mirëpo, këto mënyra të komunikimit mund të keqpërdoren me qëllim që dikush ta shqetësojë dhe ta frikësojë fëmijën Tuaj.


 
Hulumtim për shprehitë e fëmijëve në internet
e premte , 15 korrik 2011

istrazuvanje.jpgGjatë vizitëts së 8 qyteteve në Republikën e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Velesi, Dibra, Negotina, dhe Shtipi, në qershor të vitit 2011, me ç'rast u projektuan filmat e shkurtër edukativë dhe prezantimi i lojërave onlajn që u përgatitën si pjesë e projektit, u realizua një hulumtim për shprehitë e fëmijëve në internet. 


Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 41 - 48 nga 148
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates