Faqja e parë
Vizitë shkollës fillore "Aco Shopov" në Shkup
e premte , 18 mars 2011
aco_shopov-intro.jpg Më 16.03.2011, në Sh.F. "Aco Shopov", Shkup u mbajtën tri ligjerata me temë: Siguria dhe privatësia e fëmijëve në internet. Në këto ligjerata morrën pjesë diku rreth 70 nxënës të klasës së 5-të, 7-të dhe 8-të, të ndarë në dy grupe. Ligjeratat zgjatën nga një orë mësimore, ndërsa fëmijët kishin mundësi të mësojnë diç më tepër, të informohen për rreziqet në internet, mirëpo edhe për atë se si ta mbrojnë privatësinë e tyre.


Lexoni përmbajtjen...
 
Promovim i 10 filmave të shkurtër për siguri dhe privatësi të fëmijëve në Internet
e premte , 24 dhjetor 2010
Të martën, më 28 dhjetor, në ora 19:00 do të bëhet promovimi i 10 filmave të shkurtër në tema që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve në Internet, të përgatitur në kuadër të projektit "Më lehtë deri te privatësia në Internet".

Lexoni përmbajtjen...
 
Trajnime për siguri në Internet në Negotinë
e enjte , 19 gusht 2010
obuka-vo-negotino---intro.png Në kuadër të shënimit të Ditës botërore për Internet më të sigurt (9 shkurti) në SHF "Strasho Pinxhur" në Negotinë gjatë muajit u mbajt trajnim për nxënësit dhe prindërit në këtë temë. Trajnimin e realizoi Gjorgjina Dimova - arsimtare e informatikës, duke i përdorur materialet që gjenden ne ueb-faqen e Metamorfzis Sigurt në Internet.

Lexoni përmbajtjen...
 
Seminar me temë: "Siguria dhe privatësia në Internet" në NOVA
e hënë , 28 qershor 2010
Të premten e kaluar (25.06.2010) në shkollën private NOVA u mbajt seminar me temë "Siguria dhe privatësia në Internet", të cilin e ndoqën afër 20 pjesëmarrës nga kuadri arsimor dhe pedagogjik. Në këtë ngjarje kishte përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, ndërsa qëllimi ishte diskutimi i rreziqeve potenciale në Internet, mënyrat e pengimit dhe kontrollimit të tyre, sidomos në kuadër të shkollës.

Lexoni përmbajtjen...
 
Strip për të rinjtë në Evropë: "Nën mbikqyrje"
e hënë , 28 qershor 2010
under-surveillance.png Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (telefoni, Interneti, e-porositë, bloget dhe rrjeteat sociale) e lehtësojnë jetën e përditshme dhe lidhjet me farefisin, miqtë e bile edhe me njerëz të panjohur. Këto teknologji me një intensitet mjaft të madh i shfrytëzojnë posaçërisht të rinjtë. Mirëpo, nëse nuk kemi kujdes, ato mund të na sjellin në situatë që të zbulojmë sasi të mëdha të të dhënave personale, duke e lehësuar mbikqyrjen e jetës tonë private.  Mbrojtja e të dhënave personale është e një rëndësie të veçantë për respktimin e privatësisë.

Bashkësia Evropiane ka përcaktuar një kornizë ligjore dhe rregullatore që ka për qëllim të sigurojë mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve si një nga të drejtat e tyre themelore. Cili është në fakt realiteti në praktikë dhe si ne vet mund të mbrohemi në jetën e përditshme?

Lexoni përmbajtjen...
 
Me mençuri onlajn: Verë e gjatë, shumë zbavitje, por edhe përgjegjësi e madhe
e mërkurë , 23 qershor 2010
2.29-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-ii-del-veb-intro.png

(Gjurmët digjtale - vazhdim, lexo pjesën e parë) 10, 9, 8, 7... numërimi nga e prapa filloi dhe gati se është në fund. Vera e gjatë është para teje dhe tërë kohën e lirë do të mund ta shfrytëzosh për aktivitete të ndryshme, ku në mes tjerash do të jetë edhe luajtja e lojërave në kompjuter dhe shfletimi i ueb-faqeve interesante në Internet. Fakti që do të kesh shumë kohë dhe shumë liri, nuk do të thotë se duhet të reflektohet në përgjegjësinë tënde përderisa je onlajn. Edhe më tej duhet të kesh kujdes se me kë komunikon, çka thua dhe çfarë gjurmësh lë pas vetes. 

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 08.06.2010, e martë
 
Lexoni përmbajtjen...
 
Kij kudes për gjurmët tua digjitale
e mërkurë , 23 qershor 2010
2.28-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-veb-intro.png Kanë ngelur vetëm edhe 10 ditë deri në përfundim të këtij viti shkollor. Së shpejti do të mundesh t'i hedhësh në bodrum librat e këtij viiti shkollor dhe t'i përkushtohesh verës së gjatë që është para teje. Kënaqësi, shoqërim, lojëra onlajn dhe zbavitje. Mirëpo mos e kalo tërë kohën tënde të lirë në Internet, mundohu që më shumë të shoqërohesh në jetën reale. E kur të jesh onlajn, mos harro të kesh kujdes për gjurmët tua digjitale. Ato, si edhe gjurmët e vërteta nga gishtërinjtë e tu, mund ta zbulojnë indentitetin tënd.
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 01.06.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ueb-faqe interesante për mësim të fjalëve kryesore të shumë gjuhëve të huaja
e martë , 22 qershor 2010
2.27-interesen-sajt-za-uchenje-osnovni-zborovi-na-povekje-svetski-jazici-veb-intro.png
Njohja e sa më shumë gjuhëve të huaja në kohën e sotme është prioritet i çdo njeriu të ri dhe me perspektivë. Poqese edhe ti dëshiron ta mësosh ndonjërën nga gjuhët më të përdorura botërore, ueb-faqja chillola.com mund të të ndihmojë t'i mësosh fjalët kryesore për sendet që të rrethojnë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 25.05.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 57 - 64 nga 148
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates