Faqja e parë
Anëtarësohu në klubin e pinguinëve - bëhu edhe ti pinguin
e hënë , 15 shkurt 2010
club-pinguin-intro.png Paramendo një mjedis onlajn në të cilin mundesh të ndihesh plotësisht i sigurtë, ndërsa në të njëjtën kohë i ke të gjitha mundësitë për shoqërim, zbavitje dhe lojë. Një mjedis i tillë ekziston e aq më tepër aty të gjithë janë pinguinë, ndërsa kur të bashkangjitesh edhe ti do të bëhesh një prej tyre. Klubi i pinguinëve pranon anëtarë të cilët dëshirojnë të jenë të sigurtë, të cilët i respektojnë rregullat për mosndarje onlajn të të dhënave personale me të tjerët dhe të cilët nuk shërbehen me mashtrime dhe ofendime gjatë komunikimit me të tjerët.

Објавено во: Колибри, Нова Македонија
Датум на објавување: 09.02.2010, вторник
Lexoni përmbajtjen...
 
Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e tretë)
e premte , 22 janar 2010
2.11-po-sluchajot-prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje---predlozi-i-soveti-od-vladata-na-avstralija-iii-del-intro.png Lexuesit e rregullt të kësaj rubrike e dijnë mirë tregimin për Xheremin nga Australia dhe për shokun e tij onlajn, i cili në vend të moshatarit të tij, doli se ishte burrë në moshë. Ngjarja e vërtetë e këtij tregimi ka përfundim pozitiv, mirëpo nuk do të thgot se kjo do të ndodhte edhe në çdo situatë tjetër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kë komunikojmë onlajn, ta dijmë se deri në çfarë shkalle mund t'u besojmë shokëve onlajn si dhe kur dhe si duhet të veprojmë poqese shoku onlajn nga ana tjetër e monitorit na fton në takim.

Në 2 numrat e fundit të Kolibrit paraqitëm një pjesë të propozimeve të qeverisë australiane për rritje të sigurisë së të rinjve në internet dhe zvogëlim të rreziqeve potenciale duke e rritur njohuritë dhe vetëdijen për to. Në numrin e sotshëm përfundojmë me propozimin e fundit.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 26.01.2010, e martë

Lexoni përmbajtjen...
 
Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e dytë)
e premte , 22 janar 2010
2.10-po-sluchajot-prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje---predlozi-i-soveti-od-vladata-na-avstralija-ii-del---intro.png Sigurisht tanimë e ke lexuar tregimin për Xheremin – djalin nga Australia, i cili duke menduar se shoku i ri onlajn është moshatar i tij, erdhi në një situatë shumë te rrezikshme, e cila për fat të mirë u pengua nga policia australiane. Në numrin e sotshëm, lexo për masën e dytë për rritje të sigurisë së fëmijëve në internet, që e propozon qeveria australiane, të cilën ti duhet ta propozosh në shkollën tënde. Përkujtoje poashtu edhe masën e рarë, e cila është përshkruar në numrin e kaluar të "Kolibrit".

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 02.02.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e parë)
e premte , 22 janar 2010
2.9-po-sluchajot-prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje---predlozi-i-soveti-od-vladata-na-avstralija-i-del---intro.png Në numrin e klauar të "Kolibrit", treguam një ngjarje të vërtetë për një djalë nga Australia i cili ka qenë i mashtruar nga një person i panjohur i moshuar nëpërmjet internetit, i cili është prezantuar si moshatar i tij. Nëse nuk e ke lexuar tregimin atëherë, atë mund ta gjesh në www.crisp.org.mk, si edhe ne botimin onlajn të "Kolibrit", ndërsa në këtë numër, siç premtuam, do të mund të lexosh për masat dhe propozimet të cilat i ka paraqitur qeveria australiane në projektin për mbrojtje të fëmijëve nga rreziqet në internet.


Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 12.01.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ngjarje e vërtetë nga Australia: shoku u Xheremit - mashtrimi onlajn
e premte , 22 janar 2010
2.8-vistinska-sluchka-od-avstralija--prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje-intro.png Edhepse internetin mund ta shfrytëzosh për punë shumë interesante dhe të dobishme siç janë marrja e informatave për projektet tua shkollore, komunikimi me shokët e tu të ngushtë, mësimi onlajn, luajtja e lojërave zbavitëse dhe shumë punë të tjera, megjithatë duhet të keshë parasysh se jo secili sillet në mënyrë etike dhe morale kur është onlajn. Duhet të kesh kujdes ku dhe çfarë informatash le për veten tënde dhe duhet të jesh i kujdesshëm kur komunikon në të ashtuquajturat "dhoma për biseda" - të dish se kujt duhet t'i besosh, pasiqë personi prapa monitorit tjetër jo gjithmonë është ai që paraqitet.

Ngjarja e vërtetë që do ta tregojmë, bën fjalë mu për prezantimin e rrejshëm në "dhomat për bisedë", ku gabimi i një djali të mitur ka mund të shkaktojë pasoja katastrofale.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 05-07.01.2010, e martë - e enjte
 
Lexoni përmbajtjen...
 
Zbavitje onlajn për më të vegjëlit - me lara dhe sigurt
e enjte , 14 janar 2010
2.7-onlajn-okolina-za-najmalite---shareno-i-bezbedno-intro.png Interneti është burim i pashtershëm për të gjitha nevojat, dëshirat dhe intereset tona, ato për të cilat dijmë dhe ato për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Megjithatë, shpesh paraqet problem të gjendet sendi i vërtetë në momentin e vërtetë dhe për kohë të shkurtër. Duke kërkuar përmbajtje zbavitëse dhe interesante, mundemi që rastësisht të hasim në përmbajtje pornografike, raciste, të pandershme, ose përmbajtje të papërshtatshme dhe shqetësuese të ndonjë lloji tjetër. Mos u turpëro nëse të ndodh kjo, por menjëherë tregoju prindërve, e ata do të dijnë se çka duhet të bëjnë. E për të qenë i sigurt se një gjë e këtillë nuk do të ndodhë, vizito vetëm burime të rekomanduara më parë me përmbajtje për fëmijë. 

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 29.12.2009, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Një manikene ofendohet për shkak të publikimit të një fotografie private
e martë , 22 dhjetor 2009
2.6-vistinski-sluchki-od-makedonija---manekenka-navredena-za-javna-objava-na-privatna-fotografija-intro.png
Ndonjëherë edhe veprimet qëllimmira mund të jenë ofenduese për njerëzit. Me siguri ndonjëherë të ka ndodhur që dikujt ke dashur t'i bësh ndonjë shërbim, t'i japësh ndonjë këshillë ose ta befasosh me ndonjl, sipas teje, lajm të mirë e kjo të përjetohet si diçka krejtësisht tjeteër. Gjëra të këtilla ndodhin edhe në internet. Ja një rast i vërtetë nga Maqedonia që flet për këtë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 22.12.2009, e martë

Lexoni përmbajtjen...
 
Komunikimet: [Hulumtim] Shkup: fëmijët dhe mediumet
e premte , 18 dhjetor 2009
aaron.png Në kushte kur fëmijët janë për çdo ditë të bombarduar me informata dhe fotografi nga mediume  të llojllojshme dhe të shumta, është shumë me rëndësi të dijmë se ç'bëjnë fëmijët me mediumet. Për atë qëllim me anketim të një mostre të përcaktuar të 212 prindërve të fëmijëve të moshës prej dy deri në gjashtë vjeçare nga Aerodromi, Karposhi, Çairi dhe Sopishteja e hulumtova qasjen e fëmijëve të vegjël te teknologjia mediale në shtëpi, frekuencën dhe kohën e eksponimit ndaj tyre dhe shprehitë për përdorim të mediumeve elektronike. (Lexoje postimin për hulumtimin)

Hulumtuese: Viktorija Dimitrovska
Autor i postimit: Darko Buldioski
Data e botimit: 17.12.2009
Burimi: Komunikimet
 
<< Fillim < E mërparshme 11 12 13 14 15 16 17 18 19 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 81 - 88 nga 149
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates