Lajme
Seminar edukativ në Ohër Printoni E-mail
e hënë , 05 maj 2008
Në 6, 7 dhe 8 maj, në hotelin “Klimetica” në Ohër do të mbahet seminar edukativ si pjesë e aktiviteteve të parapara në projektin CRISP bartës i të cilit është “Fondacioni Metamorfozis”, ndërsa e zbaton në partneritet me “Megjashin

Seminarin do ta ndjekin më tepër se 40 pjesëmarrës edhe atë, përfaqësues të OJQve dhe përfaqësues nga më tepër shkolla fillore dhe të mesme të Maqedonisë. Qëllimi i seminarit është që ta sigurojë nivelin e duhur të edukimit nga lëmia e mbrojtjes së fëmijëve në internet, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, e cila duhet të rezultojë me prezantime kualitative nëpër shkolla që do t’i zbatojnë tërësisht edukatorët – pjesëmarrës të seminarit.
Lexoni përmbajtjen...
 
Posteri me Porositë për të drejtat e fëmijëve në internet Printoni E-mail
e martë , 29 prill 2008
poster_mak.gif Këto ditë doli nga shtypi posteri i cili i përmban porosi për të drejtat e fëmijëve në internet dhe u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejt fëmijëve dhe tinejxherëve, duke i potencuar të drejtat e tyre elementare në internet.
 
Posteri u shtyp në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij është t’ua prezantojë të drejtat e fëmijëve në internet të gjithë fëmijëve që shfrytëzojnë internetin në shkollë apo nëpër klube interneti mbarë Maqedonisë.
Lexoni përmbajtjen...
 
Fletushka edukative për atë si të jesh shfrytëzues i aftë i internetit Printoni E-mail
e premte , 18 prill 2008
letok_al.gif Në kuadër të projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (CRISP) u shtyp fletushkë e cila përmban 5 rregulla të dobishme për atë se si fëmijët dhe të rinjtë të jenë shfrytëzues të aftë dhe të kujdesshëm të internetit, e me këtë edhe të jenë të sigurt derisa janë onlajn.
Lexoni përmbajtjen...
 
Broshura “Ti vendos...” u botua edhe në gjuhën shqipe Printoni E-mail
e enjte , 17 prill 2008
brosura_mala_al.gif Broshura “Ti vendos...” e paraparë për fëmijë dhe të rinj të shkollave të mesme dhe të klasave më të larta të shkollave fillore, e cila në fund të janarit u botua në gjuhën maqedonase, këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën shqipe. Broshura, e cila në gjuhën shqipe mban titullin “Ti vendos...” u botua në tirazh prej 1500 kopjeve dhe në kuadër të projektit CRISP do të shpërndahet nëpër shkollat fillore dhe të mesme në të cilat do të zbatohet projekti.

Broshurën në formë elektronike mund ta merrni këtu.
 
Takimi i OJQ-ve në Megjashi me rastin e formimit të rrjetës për të kryer prezantimet edukative Printoni E-mail
e mërkurë , 09 prill 2008
megjasi_m.jpgSot në Megjashi u mbajt takimi i parë joformal në mes përfaqësuesve të shumicës së OJQ-ve, prej gjithsej dhjetëve që do të marrin pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat në Maqedoni të cilat duhet të realizohen deri në fund të këtij viti shkollor.
Lexoni përmbajtjen...
 
Broshurë e botuar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së fëmijëve në internet Printoni E-mail
e enjte , 28 shkurt 2008
brosura-mala.gifNë kuadër të projektit CRISP ose Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet, të cilin e implementon fondacioni Metamorfozis me përkrahjen e Unionit Evropian, me datë 28.01.2008 u promovua broshura për mbrojtjen e të dhënave personale në internet. Këtë broshurë e cila mban titullin “Ti vendos... Mendime dhe fakte për mbrojtjen e të dhënave tua personale”, e përpiloi Metamorfozis në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDP).
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 91 - 96 nga 96
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates