Faqja e parë
Mirëserdhët në ueb-faqen I sigurtë në internet apo CRISP (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected)! e krijuar që të kontribuojë për siguri më të madhe dhe mbrojtje të së drejtave dhe privatësisë së fëmijëve në internet. Faqja është pjesë e projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (ose shkurt CRISP) të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis me ndihmën financiare nga Unioni Evropian.

Kjo ueb-faqe përmban numër të madh gjërash të dobishme për fëmijët dhe tinejxherët, prindërit e tyre dhe arsimtarët. Këtu do të gjeni këshilla dhe udhëzime për tu kënaqur në begatitë e internetit, informata të përgjithshme për internetin si medium, mundësitë që i ofron ai, rreziqet që i sjell me vete dhe mënyrat se si të mbrohemi prej tyre.

Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të përshtatura për shfrytëzues të niveleve të ndryshme (prej atyre që kanë njohuri minimale për internetin e deri tek ato që janë shfrytëzues të rregullt të tij) si dhe për kategori të moshave të ndryshme (fëmijë të shkollave fillore, tinejxherë dhe të rritur).

 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates