Faqja e parë arrow Lajme arrow Në Kumanovë edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u mbajtën edhe në gjuhën shqipe
Në Kumanovë edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u mbajtën edhe në gjuhën shqipe Printoni E-mail
Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.

Në shkollën fillore u organizuan takime edukative për fëmijët e klasave të pesta, gjashta dhe të shtata ku gjithsej u përfshinë 100 nxënës. U mbajtën edhe edukimet e parapara për mësimdhënësit dhe për prindërit e nxënësve, secila me kohëzgjatje prej gjysmë ore.
  

Në shkollën e mesme gjithashtu u mbajtën 3 edukime për nxënësit e vitit të pare, dytë dhe të vitit të tretë të drejtimit të medicinës, makinerisë dhe elektro-makinerisë. Gjithashtu u përfshinë 100 nxënës dhe u mbajtën edukime edhe për prindërit dhe profesorët.

Në të dy shkollat, edukimet u realizuan në rend të mire, dëgjuesit shprehën interesim për temën dhe kënaqësi për njohurinë e bartur, si dhe shprehën interesim për më tepër edukime të këtij lloji në të ardhmen.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates