Faqja e parë arrow Lajme arrow Ligjëratë për gazetarë: sfida në lidhje me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve
Ligjëratë për gazetarë: sfida në lidhje me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve Printoni E-mail
mediumi-1-mala.png Dje prej orës 11 deri në ora 13, në lokalet e Metamorfozis u mbajt ligjëratë për sfidat lidhur me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve. Në takim morën pjesë 6 përfaqësues të mediumeve dhe organizatave të cilat u ftuan: Svetllana Veljakova nga Kërçova (Radio Kërçova, Kanal77), Karolina Micevska nga Prilepi (Kanal Vizija, Zenit), Aneta Peçipajkovska (Forumi i të rinjëve, BLLOK), Borçe Malevski (OSBE), Tatjana Janevska dhe Hristina Argirovska nga Megjashi.

Takimi filloi me prezantimin e dobive që kemi nga shfrytëzimi i internetit, me qëllim që gradualisht të futemi në rreziqet e mundshme të cilat mund të vijnë me përdorimin e tij jo të rregullt. Flitej për rolin e të rriturve në edukimin e drejtë të fëmijëve dhe orientimin e tyre kah përjetimi i përvojave pozitive në internet, por nuk u la anash as roli i vetë fëmijës në sigurimin e vetëmbrojtjes derisa shfrytëzon internetin. Gjithsesi, në fund u diskutua për rolin e mediumeve në procesin e multiplikimit të efekteve nga gjithë ajo që Metamorfozis e bëri në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre në internet”.

Ngjarja kishte karakter joformal. Të pranishmit diskutuan edhe gjatë prezantimit, si edhe pas përfundimit të tij. U këmbyen qëndrimet, mendime dhe fakte dhe u ngrit një bazë e mire për prezantim të informatave të reja nga kjo lëmi në të ardhmen në mediumet përfaqësuesit e të cilëve ishin të pranishëm.


 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates