Faqja e parë arrow Lajme arrow Edukime të reja për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
Edukime të reja për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve Printoni E-mail
Prej sot, zyrtarisht fillon cikli i ri i prezantimeve edukative për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, i kushtuar krahas tyre edhe për prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Edukatorët e këtyre prezantimeve do të jenë anëtarët e rrjetës së formuar të OJQ-ve dhe shkollave të cilët ishin pjesëmarrës në seminarin e mbajtur në Ohër. Edukime të reja do të ketë në qytetet: Ohër, Kavadar, Shtip, Manastir, Dellçevë, Prilep, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe në qytetin e Velesit i cili deri tani nuk ishte i përfshirë me këtë lloj edukimi. Do të marrin pjesë më tepër se 20 edukatorë, të cilët gjer më tani kanë shprehur interesimin e tyre. Ata do të mbulojnë rreth 50 shkolla. Të gjitha prezantimet janë paraparë të realizohen në gjysmën e parë të këtij muaji.

Si edhe në fazën e parë ku u përfshinë 38 shkolla, edhe në këtë fazë, edukimet do të përbëhen prej prezantimeve dhe diskutimeve interaktive dhe gjithsesi do të ndahet materiali për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit, si dhe për vetë shkollën. Përveç posterit, broshurës dhe fletushkës , këtë herë do të shpërndahen edhe kopje të manualit i cili sapo doli nga shtypi, ndërsa është kushtuar prindërve dhe mësimdhënësve. Manuali quhet I sigurt në internet dhe është i pesti me radhë të cilin e boton Fondacioni Metamorfozis.

Në vazhdim mund ta shihni listën e shkollave në të cilat do të mbahen edukime për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, e cila do të plotësohet periudhën e ardhshme, me arritjen e paraqitjeve të reja nga ana e edukatorëve dhe konfirmimit për interesim nga ana e shkollave. Disa nga këto shkolla u inkuadruan edhe në ciklin e parë edukativ, por kësaj here edukimet do të përfshijnë grupe tjera fëmijësh, ndërsa në shumicën e shkollave. Edukimet e këtij lloji do të mbahen për të parën herë.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates