Faqja e parë arrow Lajme arrow U botua manuali “i sigurt në internet” për prindërit dhe mësimdhënësit
U botua manuali “i sigurt në internet” për prindërit dhe mësimdhënësit Printoni E-mail
vodici.png
 
 
U botua manuali i pestë me radhë i Fondacionit Metamorfozis, i titulluar “i sigurt në internet”, i kushtuar para së gjithash prindërve, por i dobishëm edhe për  mësimdhënësit e shkollave, si dhe për gazetarët si përfaqësues të mediumeve.

Manuali ka dizajn të ri, u shtyp në dy ngjyra, ka 16, gjithsej u botuan 1800 kopje. 1200 kopje u shtypën në gjuhën maqedonase, ndërsa 600 të tjerat në gjuhën shqipe. Po të njëjtat janë të parapara për t’u shpërndarë prindërve dhe mësimdhënësve nëpër shkollat ku mbahen prezantime edukative në këtë temë, si dhe nëpër shkolla tjera, institucione dhe organizata të cilat do të kishin dobi prej tij.

Të dy manualët, si dhe gjithë të tjerët të botuar gjer më tani në kuadër të këtij projekti, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni nga ueb-faqja e projektit, edhe atë versionin në gjuhën maqedonase dhe versionin në gjuhën shqipe. Përmbajtjet e manualëve në formë digjitale janë botuar nën licencën e Creative Commons. Shëno burimin-Jokomerciale-Pa vepra të adoptuara 2.5 Maqedonia.

Manuali u botua në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet” të cilin e realizon fondacioni Metamorfozis dhe i cili do të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates