Faqja e parë arrow Lajme arrow Edukime në SHF “Jan Amos Komenski”
Edukime në SHF “Jan Amos Komenski” Printoni E-mail
komenski-intro-mala.png
 
Gjatë javës së kaluar, prej 13 deri më 15 tetor u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e nxënësve në shkollën fillore “Jan Amos Komenski” në Shkup. Edukimet i realizoi Irina Shumadieva nga Metamorfozis.

Me edukimet në këtë shkollë u përfshinë nxënës të klasave të gjashta, shtata dhe të teta. Në të gjashtë edukimet gjithsej morën pjesë 139 nxënës, ku njërin e ndoqën dy klasë përnjëherë, një klasë e tetë dhe një e gjashtë. Gjatë kohës së edukimeve, në klasë ishte e pranishme arsimtarja e informatikës.

Deklaratë e nxënëseve të SHF “Jan Amos Komesnski”:
 
 
Shkollës dhe pjesëmarrësve në edukimet u shpërndanë materiale edukative prej të gjitha llojeve të cilat u botuan në kuadër të këtij projekti. Posterët i u dhanë shkollës por ca prej tyre u dhanë edhe vetë nxënësve gjatë kohës së edukimeve, ndërsa të tjerëve u jepej fletushka për shfrytëzim të aftë të internetit. 15 kopje të broshurës për mbrojtjen e të dhënave personale u lanë në bibliotekën e shkollës, e arsimtarja disa herë i thërriste nxënësit që t’a huazojnë nga biblioteka, edhe pse 3-4 broshura mbetën në kabinetin e informatikës me qëllim që nxënësit ta kenë në diskonim vazhdimisht.

komenski-nastavnici.png
 
Që prej ditës së pare, gjatë kohës së pushimit të gjatë, u organizua ligjërimi për arsimtarët ku morën pjesë rreth 30 veta. Gjatë kohës së prezantimit, të gjithë arsimtarëve u dha doracaku. Gjithë edukimet kaluan mire. Fëmijët dëgjonin me vëmendje, merrnin pjesë në mënyrë aktive në diskutimet dhe ishin mjaft të disponuar që të ndajnë ndodhitë e tyre që i kanë përjetuar në internet. Me arsimtarët prezantimi kaloi në mënyrë solide, edhe pse nuk kishte mjaft kohë që të flitej rreth temës.

Deklaratë e profesoreshës së informatikës në SHF “Jan Amos Komenski”:
 
 
Edukimi (trajnimi) për prindërit u planifikua të realizohej kur të mbahej këshilli i prindërve. Ky trajnim nuk u mbajt.


 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates