Faqja e parë arrow Lajme arrow U mbajtën edukimet e reja në Prilep
U mbajtën edukimet e reja në Prilep Printoni E-mail
prilep-novi-intro-mala.png
 
Prej 9 deri më 14 nëntor, në shkollën fillore "Kliment Ohridski" në Prilep, u realizuan 5 edukime për përdorim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve. Edukimet i mbajti Talija Baboska nga Qendra për iniciativë qytetare.

Në edukime u përfshinë 60 nxënës, 20 arsimtarë dhe 40 prindër. Përveç prezantimit, gjatë edukimeve u shpërndanë edhe materiale edukative. Prindërit dhe arsimtarët morën nga një kopje të udhëzuesit dhe version të zvogëluar të posterit që i përmban të drejtat e fëmijëve në internet. Disa nga fëmijët morën kopje të posterit, kurse të tjerët nga fletëpalosja për përdorim të shkathët të internetit. Nxënësve iu prezantuan  broshurat për mbrojtje të të dhënave personale në internet, e pastaj u lanë në shkollë.

prilep-novi-1-mala.png
prilep-novi-2-mala.png
prilep-novi-3-mala.png
prilep-novi-4-mala.png
prilep-novi-5-mala.png
prilep-novi-6-mala.png
 
Përshtypja e përgjithshme nga edukimet e mbajtura është se për dallim nga edukimet paraprake në këtë qytet, nxënësit janë të njoftuar më shumë me mënyrat për përdorim të sigurtë të internetit, si dhe arsimtarët që kontribuojnë për këtë. Megjithatë, një numër i madh i fëmijëve kishin përjetuar përvoja të ndryshme të hidhura, ndërsa një pjesë e madhe e prindërve kanë shprehur pasiguri sa i përket asaj se çka bëjnë fëmijët kur e përdorin internetin, si rezultat i mosnjohjes së punës me kompjuter.

Në vazhdim mund të lexoni disa deklarata nga pjesëmarrësit e edukimeve.

Deklarata e një prindi: Unë jam prind i një fëmije të klasës së parë dhe ky edukim ishte me të vërtetë i dobishëm dhe këshilldhënës për të gjithë ne, pasiqë na u treguan gjërat pozitive që i ofron interneti, si t'i orientojmë fëmijët tanë që ta marrin atë që është e dobishme në internet, e njëkohësisht edhe t'i kontrollojmë dhe t'ua tërheqim vërejtjen të jenë të kujdesshëm në internet.

Deklaratë e një prindi: Në shtëpinë tonë kemi dy rregulla shtëpiake dhe kufizime të veçanta për atë se sa kohë mund të kalohet në internet. Unë në çdo rast përpiqem ta kontrolloj fëmijën tim se çka bën në internet, e njëkohësisht edhe ta udhëzoj në gjërat e mira, të cilat janë të dobishme për të dhe të cilat mund t'i shfrytëzojë.

Deklaratë e një nxënësi: Arsimtarja disa herë na ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe se nuk duhet të flasim me njerëz të panjohur. Në këtë edukim mësuam shumë gjëra të dobishme, ndërsa ajo na tregoi se si t'i shfrytëzojmë disa ueb-faqe të dobishme.

Deklaratë e një nxënësi: Në Skype ose në MSN kur do të kyçet ndonjë i panjohur, unë menjëherë e bllokoj. Ndërsa shoqja ime kishte një përvojë, që një djalë insistonte të njoftohen personalisht. Unë e ndala duke i thënë se nuk e di se për çfarë personi bëhet fjalë dhe shoqja ime nuk shkoi në takim.

Deklaratë e një arsimtari: Edukimi ishte shumë i dobishëm dhe është mirë që edukime të këtilla të ketë edhe në të ardhmen. Me implementimin e projektit të ri të Qeverisë së RM-së "Kompjuter për çdo fëmijë", me të vërtetë nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë rreziqesh dhe situatash të pakëndshme mund të ndodhin për shkak të mosdijes ose pakujdesisë gjatë përdorimit të internetit.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates