Faqja e parë arrow Lajme arrow Edukime të reja për siguri në internet në Manastir
Edukime të reja për siguri në internet në Manastir Printoni E-mail
bitola-intro-mala.png
Shkolla e mesme "Taki Daskallo" dhe shkolla fillore "Kole Kaninski" u përfshinë në edukimet për përdorim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve gjatë këtij muaji. Në shkollën e mesme u mbajtën 4 edukime, edhe atë 3 për nxënësit dhe 1 për arsimtarët, ndërsa për prindërit nuk u mbajt edukim. Në shkollën fillore u mbajtën të gjitha 5 edukimet e parapara.

Me edukimet u përfshinë 90 nxënës të shkollës së mesme dhe 95 nxënës të shkollës fillore. 5 arsimtarë nga njëra dhe 12 nga shkolla tjetër, e ndoqën edukimin dhe gjithsej 24 prindër të nxënësve të shkollës "Kole Kaninski". Në të dyja shkollat, materialet edukative u shpërndanë ndërmjet nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, ndërsa një pjesë e tyre u la në shkollë.

Përshtypja nga edukimet e mbajtura në shkollën e mesme ishte shumë pozitive, sipas asaj se sa nxënësit ishin të interesuar për prezantimet e mbajtura, ndërsa në mesin e arsimtarëve u vërejt interesim më i vogël.
 
bitola-1-mala.png
bitola-2-mala.png
bitola-3-mala.png
bitola-4-mala.png
bitola-5-mala.png
 
Ndërsa në shkollën fillore, përveç nxënësve, edhe arsimtarët treguan interes të madh për prezantimet, u zhvilluan diskutime për temën dhe u potencua rëndësia e saj për të rinjtë. Prindërit gjithashtu treguan interes të madh dhe propozuan që në të ardhmen të ketë sa më shumë prezantime të këtij lloji. U arrit marrëveshje që të mbahet një tribunë e hapur në këtë temë, ku do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar.

Edukimet i mbajtën Dejan Dodovski dhe Ivona Kërstevska.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates