Faqja e parë arrow Lajme arrow Edukime për përdorim të sigurt të internetit në SHMNK "Vllado Tasevski"
Edukime për përdorim të sigurt të internetit në SHMNK "Vllado Tasevski" Printoni E-mail
tasevski-intro-mala.png Më 21 tetor, u mbajtën edukime për përdorim të sigurt të internetit në shkollën e mesme "Vllado Tasevski" në Shkup. U realizuan gjithsej 8 edukime nga të cilat 6 për nxënësit dhe nga 1 për arsimtarët dhe prindërit. Me 8 edukimet u përfshinë 158 nxënës, 23 arsimtarë dhe 20 prindër. Edukimet i realizoi Elena Stojanovska nga Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale.

Edukimet për nxënësit u zhvilluan në dy ndërrime dhe u përfshinë 158 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt. U përfshinë gjithsej katër paralele maqedonase nga drejtimi i teknikëve të elektronikës për telekomunikime, një paralele shqiptare nga drejtimi i teknikëve të elektronikës për telekomunikime dhe një paralele elektro-mekanikë nga programi i GTZ-së - qeverisë gjermane.

Edukimet ishin interaktive, nxënësit treguan interes për temën e edukimit, zhvilluan diskutime dhe i tregonin përvojat e tyre në internet.
 
Interesi i arsimtarëve dhe i prindërve për sigurinë e fëmijëve në internet ishte i madh, veçanërisht kur të kihet parasysh drejtimi në të cilin mësojnë nxënësit – elektroteknikë në telekomunikimet.

Qëndrimi i përgjithshëm i prindërve ishte se siguria dhe sjellja e mirë në internet duhet të bëhen pjesë përbërëse e libravë mësimorë të informatikës për shkollat fillore. 
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates