Faqja e parë arrow Lajme arrow Edukime për përdorim të sigurt të internetit në Tetovë
Edukime për përdorim të sigurt të internetit në Tetovë Printoni E-mail
Kiril-i-Metodij-1-mala.png
 
Në tetor u realizuan edukime të reja për përdorim të internetit nga fëmijët, në 3 shkolla të Tetovës. Edukimet i realizoi Xhanije Iseini, bashkëpunëtore e projektit. U përfshinë dy shkollat fillore "Liria" dhe "Kirili dhe Metodi", si dhe shkolla e mesme ekonomike "8 shtatori".

Nëpër shkollat fillore u mbajtën nga 3 edukime për nxënësit dhe nga 1 për arsimtarët. Kështu, Në "Liri" edukimin e ndoqën 106 nxënës të klasës së pestë, 6 arsimtarë dhe 4 prindër, ndërsa në "Kirili dhe Metodi", 80 nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata, 7 arsimtarë dhe 13 prindër. Në shkollën e mesme u mbajtën 6 edukime për nxënësit, në të cilat morën pjesë 189 nxënës, ndërsa në 2 edukimet e tjera morën pjesë 6 arsimtarë dhe 5 prindër.
 
Liria.png

Deklaratë nga një nxënës i SH.F. "Liria": Më shumë kohë kalonim në internet, gjegjësisht në MSN, pa mos i ditur anët negative të këtyre ueb-faqeve për komunikim onlajn, edhe pse arsimtarja disa herë na ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm kur jemi në internet. Mirëpo, nga ky edukim mësuam shumë edhe për anët negative edhe për anët pozitive të internetit dhe do të jemi më të kujdesshëm me të gjitha të dhënat që i shkruajmë kur jemi onlajn. Gjithashtu, na u treguan edhe disa ueb-faqe të dobishme që mund t'i shfrytëzojmë.

Prindërit e nxënësve që mësojnë në "Liri" treguan interes të madh gjatë takimit dhe kërkuan këshilla plotësuese pas vetë edukimit.
 
Kiril-i-Metodij.png
 
Deklarata nga prindër të SH.F. "Kirili dhe Metodi": 1. Ky edukim do të më ndihmojë t'i udhëzoj fëmijët e mi vetëm në faqet pozitive në internet dhe për shkak se jam në punë, do ta instaloj programin që gjendet në broshurë, që ta kufizoj kohën onlajn, që ata e kalojnë në internet.

2. Ky edukim me të vërtetë do të më ndihmojë që të mundem t'i kontrolloj fëmijët kur janë në internet.

8-semptemvri.png

Deklaratë e një profesori nga "8 shtatori": Unë vetë kisha nevojë për një edukim të këtillë dhe për këtë broshurë. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të kemi edukime të këtilla.

Edukimet u realizuan në gjuhën shqipe, në periudhën prej 14 deri më 17 tetor. Materialet në të gjitha shkollat u shpërndanë gjatë edukimeve, ndërsa posterët janë ngjitur në më tepër vende nëpër shkollat.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates