Faqja e parë arrow Lajme arrow Edhe 3 shkolla në Kavadar fituan edukim për përdorim të kujdesshëm të internetit
Edhe 3 shkolla në Kavadar fituan edukim për përdorim të kujdesshëm të internetit Printoni E-mail
kavadarci-intro-mala.png
Në gjimnazin "Dobri Daskallov", si dhe në shkollat fillore "Tode Haxhi-Tefov" dhe "Dimkata Angelov - Gaberot" në Kavadar, u zhvilluan edukimet për përdorim të shkathët, të kujdesshëm dhe të sigurtë të internetit gjatë muajit të kaluar. U përfshinë një numër i madh i nxënësve në të gjitha shkollat. Punën e edukatores, sikurse edhe në fazën e parë, edhe këtë herë e bëri Gordana Bogeva.

Në gjimnaz u mbajtën 6 edukime, 4 për nxënësit dhe nga 1 për prindërit dhe arsimtarët. 312 nxënës u përfshinë me edukimet, 27 arsimtarë dhe 22 prindër.

Në "Tode Haxhi-Tefov" e mbajtën gjithsej 5 edukime në të cilat morën pjesë gjithsej 188 nxënës, 20  arsimtarë dhe 26 prindër.

Në "Dimkata Angelov - Gaberot", 101 nxënës fituan njohuri për përdorim të sigurt të internetit, 24 arsimtarë, si dhe 19 prindër.

tode-1-mala.png
tode-2-mala.png
tode-3-mala.png
tode-4-mala.png
tode-5-mala.png
tode-6-mala.png
tode-7-mala.png
tode-8-mala.png

Në të gjitha shkollat, arsimtarët dhe prindërit fituan një udhëzues për përdorim të sigurtë të internetit, ndërsa fëmijët merrnin ekzemplarë të materialeve të tjera edukative, të botuara në kuadër të projektit.
 
Në vazhdim mund të lexoni disa deklarata nga pjesëmarrësit e trajnimeve.
 
Deklaratë nga një nxënëse e klasës së tetë: Sipas mendimit tim, kjo ligjëratë ishte e dobishme për ne dhe për sigurinë tonë. Duhet maksimalisht të jemi të përgjegjshëm gjatë përdorimit të internetit që të jemi të mbrojtur nga keqpërdorimi.
 
Deklaratë nga një nxënëse e klasës së tetë: Për mua kjo ligjëratë për internetin ishte shumë e mirë dhe mësova se si mund të keqpërdoresh në internet.
 
Deklaratë nga një nxënëse e klasës së shtatë: Ligjërata ishte e shkëlqyeshme dhe shumë këshillëdhënëse. Pata kënaqësi që mora pjesë. Mora mësim të madh që do të më shërbejë gjatë përdorimit të internetit. Tanimë askujt në internet nuk do t'ia jap të dhënat e mia personale, askujt nuk do t'ia besoj problemet e mia dhe çështjet e tjera. Ju falënderoj për të gjitha mësimet që na i dhatë dhe premtoj se do t'i zbatoj në jetën e përditshme.
 
Deklaratë nga pedagogu i shkollës "Dobri Daskallov": Ligjërata që kisha mundësi ta dëgjoj nga ana e profesoreshës së informatikës, Gordana Bogeva, ishte me të vërtetë e dobishme dhe interesante.

Kuptuam dhe mësuam shumë gjëra për internetin, ndërsa gjë e mirë ishte edhe ajo se në fund të ligjëratës çdo arsimtar mori një udhëzues me informatat më të rëndësishme.

Ligjëruesja ishte me të vërtetë e mirë dhe e këndshme për ta ndjekur, dhe njëkohësisht me njohuri solide për fushën e saj. Më pëlqeu edhe ajo se si ishte përgatitur prezantimi në PowerPoint, ku kishte edhe disa analiza (statistika).

Gjithashtu më pëlqeu edhe ajo se kjo ligjëratë ishte e organizuar edhe për nxënësit edhe për prindërit. Mirëpo, konsideroj se një pjesë (numër) i vogël i nxënësve dhe i prindërve u informuan për këtë. Prandaj, shpresoj se në një të ardhme të afërt ligjëruesja, e cila na e sqaroi temën në mënyrë shumë të shkathtë dhe profesionale, do të vijë përsëri në gjimnaz, që të munden të gjithë nxënësit dhe prindërit ta dëgjojnë këtë.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates