Faqja e parë arrow Lajme arrow Raport nga edukimet e reja të realizuara nga ana e "Hapni dritaret"
Raport nga edukimet e reja të realizuara nga ana e "Hapni dritaret" Printoni E-mail
otw-intro-mala.png
Në tetor, në procesin për edukim dhe ngritje të vetëdijes për përdorim më të sigurtë të internetit ndërmjet fëmijëve, prindërve dhe kuadrit arsimor, u përfshinë edhe dy përfaqësuese nga "Hapni dritaret", të cilat punonin në rolin e edukatoreve: Radmilla Stojkovska dhe Margarita Gulevska. Ato i përfshinë dy shkollat filloret të Shkupit: "Dimo Haxhi Dimov" dhe "Llazo Tërpovski".
Në shkollën "Dimo Haxhi Dimov" u realizuan gjithsej 5 edukime, edhe atë nga 2 për nxënësit dhe prindërit, dhe 1 për arsimtarët. Edukimin e ndoqën gjithsej 24 nxënës, 20 arsimtarë dhe 33 prindër.
 
Edukimet në këto shkollë kishin karakter të punëtorive interaktive. Vazhdimisht zhvillohej diskutim, u përgatitën posterë, u bë dramatizim dhe u shqyrtuan rastet e prezantuara në punëtoritë e mëhershme. Prindërit dhe arsimtarët ndërlidheshin me komentet e tyre dhe me shembuj nga përditshmëria.
 
Inserte nga përgatitja e posterëve edukativë
 
 
dimo-roditeli-1-mala.png
dimo-roditeli-2-mala.png

Deklaratë nga një prind i një nxënësi në SH.F. "Dimo Haxhi Dimov": Prezantimi ishte i shkëlqyeshëm dhe në nivel të lartë. Mendoj se ishte i dobishëm si për prindërit, ashtu edhe për nxënësit. Ne si prindër të fëmijëve dhe të nxënësve të cilët e shfrytëzojnë internetin, me këtë prezantim u njoftuam se si mund t'i mbrojmë fëmijët tanë nga ndikimet negative të internetit. Këshillat na i hapën dritaret drejt mundësive të reja të teknologjisë kompjuterike.
 
Pas përfundimit të edukimeve, një pjese të arsimtarëve dhe të prindërve iu dhanë kopje të udhëzuesit, ndërsa kopje të posterit dhe të broshurës iu dhanë arsimtarëve që udhëheqin me organizatën rinore, në të cilën marrin pjesë nxënësit që marrin pjesë në edukim. Materialet pastaj u shqyrtuan bashkërisht me të gjithë nxënësit, ata të cilët morrën pjesë në edukimet dhe ata të cilët nuk morrën pjesë në të.

Deklaratë nga një arsimtar në SH.F. "Dimo Haxhi Dimov"
 
 
Në këtë shkollë, edukatore ishte Radmilla Stojkovska.

Në "Llazo Tërpovski", edukimet i realizoi Margarita Gulevska. U mbajtën 3 edukime për nxënës dhe nga 1 për arsimtarët dhe prindërit. Me këtë rast, u përfshinë 47 nxënës, 12 arsimtarë dhe 23 prindër. 
 
Deklaratë nga një nxënëse e SH.F. "Llazo Tërpovski"
 
 
Materialet edukative u lanë në shkollë, që t'u vihen në dispozicion më tepër nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, ndërsa fëmijët edhe vetë përgatitën posterë edukativë për klasat e tyre. Të gjitha 5 edukimet kaluan si më mirë, u zhvillua komunikim i mirë me të gjitha grupet e qëllimit. Pas edukimeve të mbajtura për arsimtarët dhe prindërit, u zhvillua diskutim më i gjërë, që tregoi se tema zgjoi interes të madh.
 
 lazo-nastavnici-mala.png  lazo-roditeli-2-mala.png
 
Deklaratë nga një prind i një nxënësi në SH.F. "Llazo Tërpovski"
   
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates