Faqja e parë
Qeveria franceze ndaloi reklamimin e celularëve për fëmijët Printoni E-mail
Për shkak të shqetësimeve në rritje se celularët mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera, në Francë do të miratohen ligje të reja kundër përdorimit të celularëve nga ana e fëmijëve.
 
Të gjitha reklamat për telefonat celularë për fëmijët e moshës nën 12 vjeçare do të ndalohen në bazë të ligjit të publikuar javën e kaluar nga ministri për mjedis, Zhan-Luj Borlo - e ai poashtu do të ketë autorizim që ta ndalojë shitjen e të gjithë telefonave të dizajnuar për përdorim nga ana e fëmijëve nën moshën 6 vjeçare.

Qeveria franceze gjithashtu do të imponojë kufizime të reja për rrezatimin e telefonave celularë, si dhe rregulla për shitje të obligueshme të telefonave në komplet me dëgjuese, që t'i iket rrezatimit të kokës dhe të trurit të shfrytëzuesve. Javën e kaluar, njëri nga qytetet më të mëdha në Francë, filloi fushatë reklamuese kundër përdorimit të telefonave celularë nga ana e fëmijëve.

Që ta lexoni artikullin plotë të gazetës The Independent, që u botua të dielën, klikoni këtu.
 

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates