Faqja e parë arrow Për projektin
Për projektin Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtav Printoni E-mail
 
Në pjesën më të madhe të tij, interneti është vendi i cili ofron pakufi shumë informata, njohuri dhe përmbajtje argëtuese, si për fëmijët dhe tinejxherët, ashtu edhe për të rriturit. Secili mund të gjejë përmbajtje interesante dhe të dobishme në shumë sfera të cilat mund t’i inkuadrojë në procesin e arsimimit të tij, ti plotësojë zbrazëtirat në njohuritë e tij apo thjeshtë të informohet për ndonjë temë. Gjithashtu, interneti ofron forma të ndryshme të argëtimit për secilin, gjer më tani mundësi të papara për komunikim!

Mirëpo, ekziston një numër i madh i rreziqeve potenciale që rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e shfrytëzuesve të tij, veçanërisht për privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve dhe tinejxherëve dhe familjeve të tyre.

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të çiltërsisë së tyre fëmijërore, naivitetit dhe mungesës së përvojës, por edhe të rriturit, sepse për një pjesë të madhe të tyre interneti paraqet një medium krejtësisht të ri dhe të panjohur. Prandaj, njohja e disa rregullave themelore për të pasur kujdes në internet çdokujt mund ti jenë të dobishme dhe t’u ndihmojnë ta mbrojnë vetveten, por edhe të afërmit e tyre.

Kjo ueb-faqe është orientuar kryesisht për mbrojtjen e fëmijëve dhe tinejxherëve. Ja cilat janë rreziqet që përgjojnë këto grupe:

  • fëmijët mund rastësisht të hasin në përmbajtje dhe fotografi të papërshtatshme në internet.
  • mund pa dashur, në mënyrë naive ashtu siç dinë vetëm ato, të japin apo pranojnë përmbajtje të cilat mund ta ekspozojnë në rrezik  fëmijën ose privatësinë e familjes tuaj. 
  • mund pa dashur “t’i hapin dyert” e kompjuterit tuaj për softuerë të dëmshëm të cilët mund t’i dëmtojnë, t’i fshijnë ose kopjojnë të dhënat nga ai. 
  • mund të bëhen viktima të sajber-dhunuesve të cilët përpiqen t’i hutojnë dhe t’i frikojnë fëmijët nëpërmjet internetit, e pastaj edhe t’i abuzojnë në ndonjë mënyrë, madje edhe t’i lëndojnë fizikisht apo psiqikisht. 
  • akoma më keq – fëmijët mund duke mos e ditur të komunikojnë me të ashtuquajturit internet predatorë, të cilët duke u shtjerë si fëmijë ose të rritur të besueshëm, e përdorin internetin që të afrohen me fëmijët e pastaj tentojnë të takohen në të vërtetë me to.


Prandaj, të jesh i vetëdijshëm për ekzistimin e këtyre rreziqeve, si dhe të kyçesh në mënyrë aktive për mbrojtjen e fëmijëve në internet, janë punët më të rëndësishme që mund ti bëni që ta mbroni familjen tuaj kur është në internet.

Kjo ueb-faqe është pjesë e projektit CRISP (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected) ose Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve të drejtave të tyre në internet, të cilin e implementon fondacioni Metamorfozis me përkrahjen e unionit Evropian. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes për rreziqet që ekzistojnë nga interneti po që se nuk mësojmë se si ta përdorim në mënyrë të rregullt, të edukohemi si të mbrohemi, si dhe krijimi i resurseve me informata të dobishme për këtë problematikë të kushtuara fëmijëve, tinejxherëve, prindërve të tyre dhe arsimtarëve. 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates