Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Amerika: Është kidnapuar një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare, pas bisedës onlajn me një çift Printoni E-mail
2.14-vistinska-sluchka-od-amerika---kidnapirano-petnaeset-godishno-devojche-po-muabetenje-so-nepoznat-par-onlajn-intro.png Ngjarja e vërtetë nga numri i sotëm i "Kolibrit" është shembull për atë se sa rreziqe të mëdha mund të dalin nga kontaktimi i pakujdeshëm me njerëz të panjohur në internet,  posaçërisht në dhomat për biseda (chatroom). Bëhet fjalë për një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare nga Masaçusetsi, shoqrëimi onlajn i së cilës me një çift të panjohur,  nga ofrimi i ndihmës kalon në keqpërdorim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 23.02.2010, e martë
Vajza e re ka qenë e pakënaqur nga jeta e saj dhe ka dashur të ikë nga shtëpia. Për këtë gjë, ajo u ka treguar në besim dy personave  të panjohur onlajn të cilët menjëherë janë ofruar që t'i ndihmojnë. Në atë moment, ajo as i ka njohur, e as që ka menduar për qëllimet dhe planet e tyre të fshehta. Pa menduar mirë, ajo është pajtuar të takohen në një qendër tregtare dhe kështu i ka njohur burrin 41 vjeçar dhe gruan 46 vjeçare. Duke u nisur me ta, ajo shpejt ka kuptuar se ka bërë gabim, mirëpo ka qenë vonë për të bërë diçka. Tinejxherja është dërguar në shtëpinë e dy partnerëve në Long Ajlend, ku u kanë mbajtur në dollap, vazhdimisht të lidhur me pranga dhe me litar rreth trupit që të mos mund të lëvizë, e shpeshherë edhe me sy të mbyllur që të mos mund të shohë. Shumë herë i është nënshtruar maltretimit fizik dhe keqpërdorimit seksual. Në një moment, bile është dërguar edhe te një person i tretë i gjinisë mashkullore, i cili e ka keqpërdorur në mënyrë të njëjtë. I janë kërcënuar me jetë poqese nuk i ndjek urdhërat.

2.14-vistinska-sluchka-od-amerika---kidnapirano-petnaeset-godishno-devojche-po-muabetenje-so-nepoznat-par-onlajn.pngTinejxherja e maltretuar ka arritur që të vendosë kontakt telefonik me shoqen e saj dhe policinë,  mirëpo kjo gjë ka ndodhur madje një javë pas kidnapimit të saj dhe pasiqë kriminelët kanë dalë dhe e kanë lënë vet në shtëpi. Bisedat telefonike kanë zgjatur shkurt pasiqë dy kriminelët  janë kthyer shpejt. Tinejxherja e frikësuar dhe e tronditur është shpëtuar pas intervenimit të shpejtë të policisë, ndërsa kriminelët janë kapur dhe janë arrestuar. Fqinjtë e çiftit kriminelë me mosbesim e kanë pranuar lajmin për ngarjen monstruoze.

Mbaje mend se të gjithë njerëzit në internet, nuk i vëndojnë moralin dhe etikën në vend të parë dhe jo gjithmonë duhet të jesh ti fajtor për ndonjë situatë të pakëndshme në të cilën je gjendur. Jeta e një vajze pesëmbëdhjet vjeçare është shënuar me një plagë të thellë dhe të pashërueshme që lë gjurmë në zhvillimin e saj mendor dhe fizik- e gjitha për shkak të një kërkese deri te njerëz të gabuar për çështje të gabuar.

Nëse gjendesh në situatë që të lodh ose nëse ke ndonjë problem, drejtoju prindërve tu ose më të afërmve ose personave profesionistë dhe të specializuar nga shkolla jote. Biseda me ata të cilët brengosen sinqerisht për ty mund vetëm të të ndihmojë që ta tejkalosh apo ta zgjidhësh problemin. T'u drejtohesh për ndihmë njerëzve të cilët i njeh nëpërmjet internetit, përkundrazi mund të jetë me pasoja të tmerrshme për jetën tënde.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates