Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë: Nga takimi onlajn i dashurisë deri te kidnapimi Printoni E-mail
2.17-vistinska-sluchka---od-onlajn-ljubovna-sredba-do-lazhno-kidnapiranje-intro.png
Jo gjithmonë mund t'i dijmë qëllimet e vërteta të njerëzve, veçanërisht jo të atyre të cilët i njohim vetëm nga mjediset virtuale. Tregimi i sotshëm flet për një djalë i cili duke e shfrytëzuar naivitetin dhe pakujdesinë e një vajze në Internet, krijon afërsi të rrejshme dhe shoqëri, me qëllim që të fitojë para.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 16.03.2010, e martë
Në një dhomë për bisedë në Internet (chat room), një nxënëse 17-vjeçare e shkollës së mesme e ka njoftuar djaloshin 19-vjeçar me të cilin ka filluar lidhje romantike virtuale. Për kohë të shkurtër djali e ka fituar besimin e saj që ka rezultuar me takim të fshehtë. Gjatë takimit ai ka vërejtur se ka gjasa për përfitim të lehtë të parave nëpërmjet mashtrimit, që për fat të mirë ka përfunduar pa sukeses. 

Tinejxherja ka dalur nga shtëpia e saj në fshehtësi, dhe së bashku me djaloshin dhe një shok të tij kanë shkuar te banesa e tij. Edhe pse asaj kjo i është dukur si shoqërim dhe ajo në atë moment nuk i ka ditur qëllimet e tij të fshehta, e vërteta ka qenë krejtësisht ndryshe. Në ndërkohë, prindërit e saj kanë pranuar një e-mail, për të cilin policia ka konstatuar se është dërguar nga djaloshi, ku ai i ka njoftuar ata se vajza e tyre është e kidnapuar dhe ka kërkuar 200 dollarë për lirimin e saj. Ata gjithashtu kanë marrë udhëzime se ku do të mund ta gjejnë vajzën e tyre pasi t'i japin paratë. Me intervenim të policisë, është gjetur banesa dhe djaloshi është arrestuar.

Ky tregim mund të duket pak si qesharak, pasiqë 200 dollarë nuk paraqesin ndonjë shumë parash që zakonisht do të paraqiste motiv për kidnapim. Mirëpo kjo, njëkohësisht, vërteton se motiv për kryerje të mashtrimit nëpërmjet Internetit mund të jetë çdo gjë dhe çdokush mund të jetë viktimë e mashtrimit.

2.17-vistinska-sluchka---od-onlajn-ljubovna-sredba-do-lazhno-kidnapiranje.png

Nga ana tjetër, shumë njerëz janë takuar duke iu falënderuar Internetit, që do të thotë se nuk duhet pasur frikë nga njoftimi me njerëzit nëpërmjet shfrytëzimit të mënyrave të reja të komunikimit që janë karakteristikë e kohës në të cilën jetojmë. Mirëpo duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për shkak të ndjenjës së sigurisë që e krijon një komunikim i tillë në kombinim me guximin e lehtë për t'u takuar për së gjalli që mund të pasojë. Prindërit ose njerëzit të cilëve u besojmë dhe të cilët mund të na ndihmojnë në rast të ndonjë fatkeqësie, në këto raste nuk guxon të anashkalohen. Raportet e hapura me të afërmit janë shumë të rëndësishme për t'u ikur situatave të mundshme të padëshiruara, si dhe që të mund të intervenohet në rast se ndodh diçka e rrezikshme.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates