Faqja e parë arrow Lajme arrow Strip për të rinjtë në Evropë: "Nën mbikqyrje"
Strip për të rinjtë në Evropë: "Nën mbikqyrje" Printoni E-mail
under-surveillance.png Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (telefoni, Interneti, e-porositë, bloget dhe rrjeteat sociale) e lehtësojnë jetën e përditshme dhe lidhjet me farefisin, miqtë e bile edhe me njerëz të panjohur. Këto teknologji me një intensitet mjaft të madh i shfrytëzojnë posaçërisht të rinjtë. Mirëpo, nëse nuk kemi kujdes, ato mund të na sjellin në situatë që të zbulojmë sasi të mëdha të të dhënave personale, duke e lehësuar mbikqyrjen e jetës tonë private.  Mbrojtja e të dhënave personale është e një rëndësie të veçantë për respktimin e privatësisë.

Bashkësia Evropiane ka përcaktuar një kornizë ligjore dhe rregullatore që ka për qëllim të sigurojë mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve si një nga të drejtat e tyre themelore. Cili është në fakt realiteti në praktikë dhe si ne vet mund të mbrohemi në jetën e përditshme?

under-surveillance-big.png Me projektin evropian "Senzibilizimi dhe informimi i qytetarëve të rinj evropianë për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale" analizohet situata në nëntë vende anëtare të BE-së (Çeki, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar), si dhe legjislacioni evropian. Ky projekt 18-mujor filloi në janar të vitit 2009 dhe është i financuar nga programi "Të drejtat fundamentale dhe shtetësia" i Komisionit evropian.

Në kuadër të projektit u botua stripi "Nën mbikqyrje" si vegël për informim dhe ngritje të vetëdijes së të rinjve.

Rezyme: Në një qytet evropian, një grup i të rinjve punon, studion, udhëton, publikon nëpër forume dhe bloge, komunikon në rrjetat sociale dhe takohet në koncerte.. Situata e "rëndë" në jetën e një foto-raportuesi të ri dhe mënyra se si mobilizohen miqtë e tij për t'i ndihmuar për ta nxjerrë nga situata e tillë, e ilustron shkeljen e të dhënave personale, e lehtësuar edhe më shumë me përdorimin e teknologjive të reja. Potencohen pasojat, por edhe zgjidhjet e mundshme. Në strip është i përfshirë edhe një fjalor dhe linke deri tek ueb-faqe të dobishme.

Projekti është i koordinuar nga Liga franceze për të drejtat e njeriut (LDH), në partneritet me  Asociacionin evropian për mbrojtje të të drejtave të njeriut (AEDH), Të drejtat digjitale evropiane  (EDRi), asociacioni çek Iuridicum Remedium (IuRe) dhe asociacioni spanjoll Comunicació per a la Cooperació (Pangea). Projekti ka për qëllim ta ngrisë vetëdijen e qytetarëve  sa i përket mbrojtjes  së privatësisë. Për këtë qëllim, përgatiten raporte nga shtetet, bëhet analizë krahasuese e situatave të ndryshme dhe evidencë e legjislacionit dhe e praktikave në BE, te të cilat do të mbështeten rekomandimet për organet shtetërore.

Në Maqedoni distribuohen 250 ekzemplarë të shtypur të stripit, nëpërmjet anëtarit të EDRI-t,  Fondacionit Metamorfozis.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates