Faqja e parë arrow Lajme arrow Seminar me temë: "Siguria dhe privatësia në Internet" në NOVA
Seminar me temë: "Siguria dhe privatësia në Internet" në NOVA Printoni E-mail
Të premten e kaluar (25.06.2010) në shkollën private NOVA u mbajt seminar me temë "Siguria dhe privatësia në Internet", të cilin e ndoqën afër 20 pjesëmarrës nga kuadri arsimor dhe pedagogjik. Në këtë ngjarje kishte përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, ndërsa qëllimi ishte diskutimi i rreziqeve potenciale në Internet, mënyrat e pengimit dhe kontrollimit të tyre, sidomos në kuadër të shkollës.

Seminari katërorësh u realizua në dy sesione më të gjata. Në sesionin e parë u prezantuan llojet e rreziqeve në Internet dhe rreziqet për privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve, si dhe roli i arsimtarëve dhe i prindërve në procesin e orientimit të drejtë dhe këshillimit për evitim dhe trajtim të këtyre problemeve.

Pjesa e dytë e seminarit ishte e rezervuar për diskutim të ngjarjeve të vërteta nga Maqedonia dhe bota, nga të cilat nxirren mësime të rëndësishme për ruajtje të  privatësisë dhe të sigurisë personale të fëmijëve.

Në fund u dhanë disa rekomandime për softuer të dobishëm për fëmijë, që mund të zbatohet edhe në shtëpi edhe në klasë, me të cilin nxitet kreativiteti, vërtetohet dija dhe ushtrohen aftësi të ndryshme. U prezantuan edhe disa programe që mund t'i shfrytëzojnë prindërit për mbikqyrje, filtrim dhe kufizim të përmbajtjeve për fëmijë.

Ky seminar duhet t'i ndihmojë kuadrit udhëheqës të shkollës në përpilimin e politikave për ngritje të nivelit të privatësisë dhe të sigurisë së fëmijëve në shkollë derisa e përdorin Internetin dhe aparatet mobile. 
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates