Faqja e parë arrow Lajme arrow Promovim i 10 filmave të shkurtër për siguri dhe privatësi të fëmijëve në Internet
Promovim i 10 filmave të shkurtër për siguri dhe privatësi të fëmijëve në Internet Printoni E-mail
Të martën, më 28 dhjetor, në ora 19:00 do të bëhet promovimi i 10 filmave të shkurtër në tema që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve në Internet, të përgatitur në kuadër të projektit "Më lehtë deri te privatësia në Internet".

Përgatitja e këtyre filmave të shkurtër është bërë në bashkëpunim me Qendrën teatrore për fëmijë dhe paraqet vazhdimësi të iniciativës së Fondacionit Metamorfozis për ngritje të vetëdijes te fëmijët, si dhe sigurim të informatave dhe të dijenisë për të drejtat në lidhje me përdorimin e Internetit. Pas promovimit, filmat në formë të përshtatshme do të publikohen në ueb-faqen "Sigurt në Internet" dhe do t'u vihen në dispozicion mediumeve elektronike, të cilat do të mund t'i emitojnë si pjesë të programeve të tyre.
 
Projektimi do të bëhet në hapësirat e Qendrës teatrore për fëmijë që gjendet në Çarshinë e vjetër. Ngjarja është e hapur për publikun e gjerë dhe të gjithë vizitorët e interesuar. 


 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates