Faqja e parë arrow Lajme arrow Vizitë shkollës fillore "Aco Shopov" në Shkup
Vizitë shkollës fillore "Aco Shopov" në Shkup Printoni E-mail
aco_shopov-intro.jpg Më 16.03.2011, në Sh.F. "Aco Shopov", Shkup u mbajtën tri ligjerata me temë: Siguria dhe privatësia e fëmijëve në internet. Në këto ligjerata morrën pjesë diku rreth 70 nxënës të klasës së 5-të, 7-të dhe 8-të, të ndarë në dy grupe. Ligjeratat zgjatën nga një orë mësimore, ndërsa fëmijët kishin mundësi të mësojnë diç më tepër, të informohen për rreziqet në internet, mirëpo edhe për atë se si ta mbrojnë privatësinë e tyre.


Gjatë ligjeratave, fëmijët shikuan filma të shkurtër në këto tema: sajberdhuna, mashtrimi-onlajn dhe fjalëkalimet e sigurta, të cilat janë pjesë e projektit Më lehtë deri te privatësia në internet. Temat ishin shumë interesante për fëmijët të cilët parashtronin pyetje dhe ndanë mes veti shembuj të ndryshëm.
aco_shopov_1.jpgaco_shopov_2.jpg
Ligjerata në po të njëjtën temë ndoqën edhe 30 arsimtarë të kësaj shkolle, të cilët u informuan si t'i mbrojnë fëmijët dhe si t'u ndihmojnë atyre të jenë të sigurt në internet. Me arsimtarët u diskutuan rreziqet potenciale në internet, si dhe, mënyrat për pengimin dhe kontrollimin e tyre, veçanërisht në kuadër të shkollës.

Prezantimin e bëri Irina Shumadieva nga Fondacioni Metamorfozis.
aco_shopov_3.jpg
aco_shopov_4.jpg
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates