Faqja e parë
Promovim i filmave të shkurtër edukativë Printoni E-mail
proekcii_na_filmovite.jpgMë 30 мај, me fillim në orë 10, në hapësirat e OJQ-së Infocentar në Shkup, do të mbahet konferencë për shtyp, ku do të prezantohen aktivitetet në kuadër të projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë", që realizohet nga Fondacioni Metamorfozis.

Në këtë konferencë do të prezantohen disa filma të shkurtër dhe lojëra në temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve në internet, që i përgatiti Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Qendrën Teatrore për Fëmijë. Ky projekt paraqet vazhdim të iniciativës së Fondacionit Metamorfozis për ngritjen e vetëdijes te fëmijët, si dhe sigurim të informatave dhe njohurive për të drejtat e tyre sa i përket përdorimit të internetit.

Përveç zhvillimit të filmave edukativë, janë zhvilluar edhe 10 lojëra dhe kuize me zbatim të karaktereve të vizatuara, si dhe burime të shtypura për edukim të fëmijëve, gjegjësisht poster dhe broshurë.

Pas kësaj konference për shtyp, palët e interesuara do të mund t'i shohin filmat më 31 maj, në Qendrën teatrore për fëmijë, ku do të bëhet projektimi i tyre, me fillim në orën 19. Në mes tjerash, filmat do të prezantohen edhe në disa qytete të tjera nëpër Maqedoni. Kështu, më 1 qershor, është paralajmëruar projektimi i filmave në sallën e Komunës së Shtipit, me fillim në orën 10. Po të njëjtën ditë, filmat do të prezantohen edhe në Veles, në hapësirat e Shtëpisë së OJQ - Fondacioni Fokus, me fillim në orën 14. Një ditë më vonë, më 2 qershor, do të mbahet edhe një projektim në Komunën e Negotinës, me fillim në orën 11. Në projektime do të marrin pjesë nxënës të klasave të 7-ta dhe të 8-ta nga shkollat lokale, që do të marrin nga një ekzemplar nga materialet e përgatitura, ndërsa materiale dhe nga një kopje të filmave do t'u jepen edhe disa shkollave fillore.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates