Faqja e parë arrow Lajme arrow Projektimi i filmave të shkurtër edukativë në Shkup, Shtip, Veles dhe Negotinë
Projektimi i filmave të shkurtër edukativë në Shkup, Shtip, Veles dhe Negotinë Printoni E-mail
Прочитај повеќе... Gjatë kësaj jave, u mbajtën disa projektime të filmave edukativë të përgatitur në kuadër të projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë". U përfshinë fëmijë nga Shkupi, Negotina, Velesi dhe Shtipi, ndërsa javën tjetër vazhdojnë projektimet edhe në 4 qytete të tjera nëpër vendin tonë.

Më 31 maj, në Qendrën Teatrore për Fëmijë, me fillim në orën 19:00, u bë projektimi i filmave të shkurtër edukativë, që janë pjesë e projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë" të Fondacionit Metamorfozis, ndërsa janë përgatitur në bashkëpunim me Qendrën Teatrore për Fëmijë. Në projektim morën pjesë nxënës të shkollës fillore "Petar Zdravkovski - Penko", të cilët poashtu ishin edhe aktorë në këto filma. Në fund, çdo fëmijë mori si dhuratë një DVD me filmat, poster dhe një broshurë.
dtc-opme.jpg
Ky projektim ishte i pari në serinë e ngjarjeve që mbahen nëpër qytetet e Republikës së Maqedonisë. Kështu, më 1 qershor, në ora 10, në hapësirat e komunës së Shtipit, u mbajt projektimi i dytë i filmave edukativë, ku morën pjesë 80 fëmijë të shkollave fillore "Vanço Përke", "Tosho Arsov", "Goce Dellçev" dhe "Dimitar Vllahov". Nxënësit fituan broshura dhe posterë që janë përgatitur në kuadër të këtij projekti, ndërsa shkollat fituan edhe një paketë me materiale të dedikuara për shkollën, si dhe një kopje të DVD-së me filmаt, me qëllim të ato të arrijnë edhe deri te fëmijët e tjerë të këtyre shkollave.
stip-opme.jpg
Pas ngjarjes në Shtip, projektimi u mbajt në Veles, në orën 14:30, në hapësirat e Fondacionit Fokus, ku morën pjesë dhjetëra fëmijë nga shkolla fillore "Kirili dhe Metodi". Përveç nxënësve të kësaj shkolle, materiale iu dhanë edhe shkollave fillore "Jordan Haxhi Konstantinov - Xhinot", "Bllagoj Kirkov", "Bllazhe Koneski", dhe "Vasill Gllavinov".
veles-opme.jpg
Projektimi i katërt u mbajt më 2 qershor, me fillim në orën 11, në hapësirat e komunës së Negotinës, ku salla ishte e mbushur me nxënës (rreth 90) të shkollave fillore "Strasho Pinxhur" dhe "Goce Dellçev". Edhe këta fëmijë, sikurse edhe ata para tyre, morën materiale për vete, por edhe për shkollat.
negotino-opme.jpg
Projektimet vazhdojnë gjatë javës së ardhshme edhe në qytete të tjera:
  • Tetovë - 6 qershor, fillimi: në orën 11.00, vendi: Loja;
  • Gostivar - 6 qershor, fillimi: në orën 14.00, vendi: Qendra për kulturë;
  • Manastir - 7 qershor, fillimi: në orën 11.30, vendi: Qendra kulturore për të rinj
  • Dibër - 8 qershor, fillimi: në orën 12.00, vendi: Shtëpia e kulturës.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates