Faqja e parë arrow Internet
Internet Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Internet
Kuptimet themelore pr internetin
Komunikimi nprmjet internetit
Surfimi
Kini ndrmend!
 
Kuptimet themelore për internetin 
 
 
Interneti, respektivisht rrjeti i internetit është një rrjetë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse e cila i lidh njerëzit dhe informatat nga mbarë bota nëpërmjet kompjuterëve. Ndonjëherë quhet edhe “autostradë e informatave”.

World Wide Web ose WWW është pjesë e internetit e cila përfshinë fotografi, zë dhe tekste.

Onlajn (online) do të thotë të jesh i kyçur në internet. Gjithmonë kur jeni të lidhur në internet ju jeni onlajn.

Surfimi në internet do të thotë të kërkohen dhe lexohen informata që mund të gjenden në internet.


Është shumë me rëndësi të keni parasysh disa gjëra derisa ju apo familja juaj surfoni në internet:
  • Informatat që publikohen apo shfaqen në internet zakonisht nuk mbesin private.
  • Njerëzit që i takoni onlajn nuk janë gjithmonë ashtu siç prezantohen në internet. 
  • Çdikush mund të publikojë çfarëdo informate në internet. 
  • Nuk duhet të besoni gjithçka që lexoni onlajn.
  • Ju apo ndonjëri prej anëtarëve të familjes suaj mund papritmas apo pa qëllim të hasni në internet përmbajtje që janë fyese, violente, pornografike (duke përfshirë edhe pornografinë e fëmijëve), të papëlqyera, të neveritshme, raciste ose shoviniste.
 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates