Faqja e parë arrow Internet
Internet Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Internet
Kuptimet themelore pr internetin
Komunikimi nprmjet internetit
Surfimi
Kini ndrmend!
 
Komunikimi nëpërmjet internetit
 

Ekzistojnë disa mënyra se si mund të komunikojnë njerëzit ndërmjet veti nëpërmjet internetit. Kini ndërmend se informatat që janë në internet nuk janë gjithmonë të përshtatshme për fëmijë dhe tinejxherë. Në të njëjtën kohë, informatat të cilat plasohen në internet nuk mund gjithmonë të mbikëqyren dhe është e pamundur tërësisht të kontrollohen.

Ja disa mënyra se si njerëzit komunikojnë nëpërmjet internetit:

Blog
Blogu është një ditar apo gazetë onlajn e cila mund të përmbajë edhe fotografi. Mund të gjenden në faqet për rrjetëzim social (ang. Social networking) të cilat janë sa më të popullarizuara. Në kohë të fundit madje janë edhe më të popullarizuara se çet dhomat (chat room). Disa të dhëna statistikore tregojnë se në shoqërinë informatike çdo i treti ka blogun e vet, ueb-faqe ose profilin e vet në ndonjërën prej faqeve për rrjetëzim social.

Chat-room (onlajn “dhoma” për bisedë)
Çet-rums apo në përkthim të lirë – “dhomat për muhabet” janë mënyra më e shpeshtë të cilën e përdorin një numër i madh i shfrytëzuesve të kompjuterëve dhe internetit për të komunikuar mes veti në “kohën reale”. Bisedojnë me korrespondencë në “kohë reale”. Për shembull – nëse në tastierë shkruan porosi dhe në të njëjtin moment e dërgon në çet-dhomën, të gjithë që janë aty në atë moment (pa marrë parasysh se ku ndodhen fizikisht ata) mund ta lexojnë dhe të përgjigjen në të njëjtin moment. Ekziston mundësia dy shfrytëzues prezent në një çet-dhomë ku ka më tepër njerëz, të mirren vesh që të veçohen dhe të bisedojnë vetëm, respektivisht “në katër sy”. Aplikacioni i cili tek ne përdoret më shpesh për çet është mIRC.

E-mail ose posta elektronike
Këto janë porosi të cilat dërgohen dhe pranohen në mënyrë elektronike mes kompjuterëve.

Instant porositë (IM – Instant messaging)
Tek ne përdoren më tepër servise për instant porosi (porosi të menjëhershme), më të popullarizuar janë ICQ, Skype, GoogleTalk, MSN Messenger, Yahoo!Messenger etj. Ata shërbejnë për të dërguar dhe pranuar porosi nëpërmjet internetit në “kohën reale”..
 
 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates