Faqja e parë arrow Internet
Internet Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Internet
Kuptimet themelore pr internetin
Komunikimi nprmjet internetit
Surfimi
Kini ndrmend!
 
Surfimi (kërkimi në internet)
 
 
Kur lidheni në internet, ndonjëherë në mend keni ndonjë ueb-adresë konkrete të cilën doni ta vizitoni, por, ndonjëherë thjeshtë kërkoni në rrjetën e interneti ashtu siç kërkoni në bibliotekë ndonjë libër ose kur shfletoni ndonjë katalog. Kjo shpesh herë quhet “surfim” nëpër rrjetë.

Ekzistojnë më tepër mënyra që të gjendet ndonjë informatë në rrjetën e internetit, por ato që përdoren më shpesh janë këto:

  • Ueb-adresa – Secila ueb-faqe ka ueb-adresën e saj të vetme (unike). Duke shkruar atë adresë në hapësirën e paraparë për atë, ueb-shfletuesi (browser) juaj do t’ju shpijë në atë faqe. Vërtetojuni se e keni shkruar saktë adresën sepse mjafton të gaboni një shkronjë dhe shfletuesi (browser) do të raportojë gabim ose do t’ju shpijë në ndonjë ueb-faqe tjetër. Prej tre shkronjave të fundit të adresës mund ta dini se për çfarë lloji të organizatës apo kompanisë bëhet fjalë ose çfarë tipi i organizatës ose kompanisë e ka vendosur atë ueb-faqe. Për shembull: .gov (ang. Government – shq. -qeveria, tregon institucion qeveritar), .org (organizatë joprofitabile), .edu (institucion akademik ose arsimor), .com (komerciale).
  • Linke (ose hiperlinke) – Shumë shpesh ueb-faqet çojnë (nëpërmjet linkave) deri te informatat e ueb-faqeve tjera. Duke klikuar në vendin e shënuar në ueb-faqe (tekst ose fotografi) i cili quhet link (prej anglishtes “link” do të thotë “lidhje”) mund të lidheni me ndonjë ueb-faqe tjetër pa e shkruar ueb-adresën e tij te ueb-shfletuesi. 
  • Kërkues – Kërkuesit janë programe të cilat mundësojnë të kërkoni nëpër internet duke përdorur fjalë kyçe apo tema. Për shembull, që të gjeni informatë për Lekën e Madh, thjeshtë shkruani “Leka i Madh” në dritaren e  paraparë për këtë. Pastaj shtypni “Kërko” ose “Search” ose shtypni butonin Enter. Do t’ju paraqitet një listë me më tepër ueb-faqe në të cilat përmendet emri i tij. Kërkuesit që përdoren më shpesh janë Google (www.google.com), Yahoo! (www.yahoo.com), Ask (www.ask.com), pastaj kërkuesi në gjuhën maqedonase Najdi! (www.najdi.org.mk), por ekzistojnë edhe shumë të tjerë.

 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates