Faqja e parë arrow Internet
Internet Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Internet
Kuptimet themelore pr internetin
Komunikimi nprmjet internetit
Surfimi
Kini ndrmend!
 
Kërcënime ndaj sigurisë tonë ekzistojnë kudo që jemi – në punë ose në shkollë, në shtëpi apo në qendrën tregtare, në park, në fushën e sportit ose në internet. Megjithatë, këto kërcënime janë më të theksuara në internet, në onlajn-mjedisin, sepse aty rëndom nuk mund të shohim me kë komunikojmë, me siguri nuk e dimë kush e ka dhënë informatën që e lexojmë, ndërsa pas kualitetit të përmbajtjeve shpesh nuk rinë botues dhe redaktorë të njohshëm. Me qëllim që të kompensohen këto mangësi të internetit, është me rëndësi që ti zhvillojmë aftësitë dhe njohuritë tona informatike dhe të kemi kujdes kur jemi onlajn.

Sa do që duket e çuditshme, shumë njerëz të cilëve as që u bie ndër mend t’i lënë dyert dhe dritaret e shtëpive të hapura, bëhen të pakujdesshëm kur janë në internet! Të rinjtë shpesh thonë se kur komunikojnë me dikë në internet apo me mobil i humbin të gjitha inhibicionet që i kanë kur flasin me dikë përballë tyre. Sjellja e tyre onlajn është krejtësisht e ndryshme dhe shumë më e lirë se sa oflajn (kur nuk janë në internet).

Te njerëzit në përgjithësi ekziston tendenca që të mos jenë shumë të përgjegjshëm kur janë në internet sepse mendojnë se atje kanë anonimitet më të madh. Një pjesë e vogël e tyre e kupton se të gjitha aktivitetet në internet mbesin të shënuara diku në rrjetën e internetit dhe mund të ndiqen. Sjellja e papërgjegjshme në internet ngre një numër të madh pyetjesh të lidhura me sigurinë, duke filluar nga kërcënimi nëpërmjet internetit dhe kontaktet e rrezikshme nëpërmjet çet-kanaleve, deri te dredhitë kur blihet ose bëhen transaksione tjera nëpërmjet internetit.

Çka mund të bëni që të nxirrni më të mirën nga interneti, e përsëri t’u shmangeni këtyre kurtheve onlajn?
Së pari, mësoni gjërat themelore për internetin dhe për çka dhe si përdoret ai.
 


 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates