Faqja e parë arrow Prindërit
Printoni E-mail
Prindërit
 
 
TË NDERUAR PRINDËR,

Shumë fëmijë mendojnë se dinë gjithçka kur bëhet fjalë për internetin dhe telefonat celularë, dhe të mbahet hap me to në përdorimin e teknologjisë është me të vërtetë sfidë e madhe.

Është vështirë të mbahet llogari për gjithçka që bëjnë fëmijët kur janë onlajn, për gjithë atë që publikojnë në ueb-faqet, me kë bisedojnë në internet dhe çka “shkarkojnë” nga interneti. Por, mbani mend – ata ndoshta janë më të udhëzuar në teknologjinë se sa ju, por ju jeni më të udhëzuar në jetë se ato. Dhe krahas asaj që fëmijët tuaj janë më të bindur se ju kur është në pyetje përdorimi i internetit, ju megjithatë duhet të kyçeni në aktivitet e tyre onlajn, që ti këshilloni dhe tu ofroni përkrahjen tuaj.
 

keshila_left.png
10-gjera.png
                     resursi_alb.png
keshila.png
                  
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRCAKTIMI I RREGULLAVE TË SHTËPISË

 

Është me rëndësi të caktohen rregullat e shtëpisë për shfrytëzimin e internetit. Të gjithë anëtarët e familje tuaj duhet të marrin pjesë në krijimin e rregullores dhe marrëveshjes për përdorimin e internetit në shtëpinë tuaj. Në fund të marrëveshjes madje mund të gjithë të nënshkruhen si vërtetim se pajtoheni me rregullat e caktuara dhe se do ti respektoni. Rregullat duhet të vendosen në vend të dukshëm, më së miri aty ku ndodhet kompjuteri personal.
 
KUFIZIMI KOHOR

Surfimi në rrjetin e internetit duhet tërësisht t’i zëvendësojë aktivitetet tjera të rëndësishme të fëmijës siç janë p.sh detyrat e shtëpisë dhe aktivitete tjera shtëpiake, pastaj lojën jashtë me fëmijë tjerë ose kohën që kalojnë me shokët. Prandaj është e dobishme që ta kufizoni kohën që fëmija juaj e kalon në internet gjatë ditës. Pediatret rekomandojnë një kufizim prej maksimum 1 deri 2 orë në ditë qëndrim para ekranit të kompjuterit për fëmijë më të mëdhenj se 2 vjet. Që të mos humbni ndjesinë e kohës, mund të përdorni alarmin e orës apo të telefonit celular që t’ua kujtojë se koha e caktuar kaloi.  
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates