Faqja e parë
Printoni E-mail
Prindërit
 
 
Këshilla për surfim të sigurt në rrjetin e internetit


Çka mund të bëni ju si prind që ta mbroni fëmijën tuaj nga rreziqet që e përgjojnë internetin?


Njerëzit të cilët fëmija juaj i takon në internet janë krejtësisht të panjohur.
Përkujtojani fëmijës tuaj se njerëzit të cilët i takon në internet janë krejtësisht të panjohur. Sqarojani se ashtu siç nuk duhet në jetën e përditshme të tyre të japin emrin dhe mbiemrin e tyre, adresën, numrin e telefonit, shkollën ku mëson apo ndonjë të dhënë tjetër personale njerëzve të panjohur, po ashtu nuk duhet të dhënat personale të tyre t’ua japin as njerëzve të cilët i njoftojnë në internet.


Bisedoni me fëmijën tuaj për atë se çka sheh dhe çka bën kur është në internet.

Inkurajoni fëmijën tuaj të bisedojë me ju po që se diçka në internet e bën të ndjehet keq. I thoni se mund të ju drejtohet gjithmonë kur të shohë apo të lexojë në internet diçka që ndonjë mënyrë e bën të ndjehet papëlqyeshëm (brengoset, i vjen turp, frikohet ose të mos ndjehet i sigurt).


Pyetni fëmijën tuaj për njerëzit që i njofton në internet.
Bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj të jeni të sigurt se fëmija juaj do t’ju drejtohet pikërisht juve po që se dëshiron të njoftohet në realitet me ndonjë person me të cilin komunikon nëpër internet.


Nëse fëmija juaj vendos të njoftohet me ndonjë person të cilin e njeh vetëm nëpërmjet internetit – në takim duhet të shoqërohet me ndonjë të rritur ë cilit i beson!
Definoni qartë rregullën që fëmija juaj mund të ketë takim live me njeri të cilin e ka njoftuar në internet vetëm nëse me të shkon edhe njëri nga prindërit ose ndonjë tjetër i rritur përgjegjës në të cilin ato kanë besim.


Merruni vesh se mund të dërgojë informata personale nëpërmjet e-mailit vetëm nëse konsultohet me ju.
Sqaroni fëmijës suaj se nuk është e sigurt të dërgojë fotografi apo çfarëdo informate tjetër personale nëpërmjet e-mailit pa u konsultuar paraprakisht me ju. Sqaroni se është me rëndësi që ju si prind ti njihni shokët e tij dhe të dini se çka bëjnë ato kur janë bashkë, gjithashtu është me rëndësi të bisedojë me ju para se të fillojë miqësi me ndonjë person të panjohur në internet.


Komunikoni shpesh me fëmijën tuaj për bisedat që ai i bën në internet dhe porositë që i merr.
Inkurajoni fëmijën tuaj që të bisedojnë me ju për çfarëdo porosish që ai i merr nëpër internet, e të cilat i duken qëllimkeqe ose në ndonjë mënyrë e bëjnë të ndjehet papëlqyeshëm. Bindeni fëmijën tuaj se nuk është ai fajtor nëse merr porosi të tilla. Nxisni atë që tu hapet dhe përkujtojani se ju jeni gjithmonë në anën e tij.


Caktoni rregulla të qarta shtëpiake për përdorimin e internetit.

Ashtu siç veproni edhe me mediumet tjera (televizioni, etj) vendosni rregulla të qarta edhe për përdorimin e internetit në shtëpinë tuaj. Bëhuni të qartë në raport me rregullat dhe çka pritni ju dhe ia sqaroni fëmijës tuaj se ju dëshironi që ai të përdorë internetin , sepse interneti është me të vërtetë një burim i mrekullueshëm i informative dhe përmbajtjeve argëtuese. Theksoni se rregullat i vendosni vetëm që ti mundësoni ta shfrytëzojë internetin në mënyrë të sigurt.
 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates