Faqja e parë
Printoni E-mail
Prindërit
 
 
10 gjëra që mund t’ua mësoni fëmijëve që ta përmirësojnë sigurinë në internet!

Para se ti lejoni fëmijës tuaj që të kyçet në internet pa mbikëqyrjen tuaj, përgatitni listë me rregulla me të cilat të gjithë në shtëpi do të pajtoheni. Nëse nuk jeni të sigurt prej ku duhet të filloni, ja disa ide për atë se çka duhet biseduar me fëmijët tuaj në lidhje me atë se si të përdorin internetin në mënyrë të sigurt:
 
1. Inkurajoni fëmijët tuaj që të flasin me ju për përvojat e tyre në internet. Kënaquni në internet bashkë me fëmijët tuaj.
 
2. Mësoni fëmijët tuaj që tu besojnë instinkteve të tyre. Nëse ndihen papëlqyeshëm për diçka që kanë parë në internet – duhet tu tregojnë juve.

3. Nëse fëmija juaj viziton çet-dhoma (onlajn “dhoma”  për bisedë nëpërmjet internetit), përdor instant porosi (MSN Messenger, Yahoo! Messenger, Skype, GoogleTalk, ICQ etj.), luan onlajn video lojëra ose praktikon aktivitete në internet që kërkojnë përdorimin e emrit shfrytëzues dhe parullë (username & password) që të identifikohet si shfrytëzues i atij shërbimi, ndihmoni atë që të zgjedhë emër dhe parullë dhe kujdesuni që të mos zbulojë ndonjë të dhënë personale duke e krijuar atë.
 
4. Insistoni që fëmijët tuaj asnjëherë mos e japin adresën e shtëpisë, numrin  e telefonit, ose ndonjë informatë tjetër si p.sh ku mësojnë, ose ku luajnë zakonisht me shokët (ose ku dalin, nëse janë tinejxherë).
 
5. Mësoni se dallimet mes asaj se çka është në rregull e çka jo, janë të njëjta si dhe në jetën “reale”.
 
6. Tregoni fëmijëve tuaj se si ti respektojnë njerëzit që i takojnë onljan. Sigurohuni se fëmijët tuaj të kuptojnë se rregullat për mirësjellje nuk ndryshojnë vetë se janë në kompjuter dhe pse komunikimi bëhet nëpërmjet internetit.
 
7. Insistoni që fëmijët tuaj ta respektojnë pronësinë e huaj edhe në internet. Sqaroni se kopjimi pa leje i punës së dikujt e cila është publikuar në internet (muzika, filmat, video loërat dhe programe tjera) është e njëjtë sikurse dhe vjedhja nga shitoret. 
 
8. Tregoni se asnjëherë nuk duhet të takohen për së gjalli me njerëz të cilët i kanë njoftuar nëpërmjet internetit. Sqaroni se shokët onlajn mund të mos jenë ashtu siç prezantohen në internet.
 
9. Mësoni fëmijët tuaj se gjithçka që shohin apo lexojnë në internet nuk është e vërtetë. Inkurajoni që t’ju pyesin nëse nuk janë të sigurt.
 
10. Kontrolloni onlajn aktivitetet e fëmijës tuaj duke përdorur softuerin e avancuar për internet. Këto softuerë mund tu ndihmojnë që të filtroni përmbajtjet e dëmshme, ti kontrolloni faqet që i viziton fëmija juaj dhe të dini se çka bëjnë ato kur janë onlajn.


 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates