Faqja e parë
Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Prindërit - upatstva
N 10 vjet
Prej moshs 11 deri 14 vjet
Prej moshs 15 deri 18 vjet
Prindërit
 
 
Këshilla për shfrytëzimin e internetit sipas moshës së fëmijëve
 
 
Deri në moshën 10 vjeçare – kufizim i rreptë

Nëse fëmijët tuaj i takojnë këtij grupi të moshës, mbikëqyrni dhe kontrolloni që të jeni të sigurt se nuk janë të eksponuar në përmbajtje të papërshtatshme në internet të cilat nuk janë të parapara për fëmijë deri në 10 vjet.
Gjithashtu, me shfrytëzimin e veglave për siguri në internet, mund t’ia kufizoni qasjen fëmijës tuaj në përmbajtje të caktuara, ueb-faqe ose aktivitete dhe me këtë të kyçeni në mënyrë aktive në përvojat dhe përjetimet e tij në internet.

Onlajn këshilla sigurie për prindër të cilët kanë fëmijë deri në 10 vjet.

Madje, edhe nëse fëmijët tuaj janë të moshës prej 2 deri 10 vjet, për ato interneti është vend i shkëlqyeshëm për të mësuar dhe lozur. Ja disa këshilla për siguri të cilat duhet ti keni ndër mend kur jeni onlajn me fëmijën tuaj, e i cili i takon kësaj moshe:

1. Asnjëherë nuk është shumë herët të nxisni bisedë të hapur dhe pozitive me fëmijët tuaj. Është mire të flisni për kompjuterët dhe gjithsesi – të mbeteni të hapur për pyetjet e tyre nga kureshtja.

2. Gjithmonë rrini bashkë me fëmijët tuaj kur janë onlajn nëse janë në këtë moshë,

3. Vendosni rregulla të qarta për përdorimin e internetit. Caktoni sa orë në ditë dhe në cilën pjesë të ditës mundet fëmija juaj ta përdorë internetin. Caktoni se çka mund ai të bëjë në Internet, e çka jo. Printoni këto rregulla dhe ngjitni në vend të dukshëm, menjëherë afër kompjuterit të cilin e përdorni të gjithë.

4. Insistoni që fëmijët tuaj të mos japin informata personale, siç janë emri i tyre i vërtetë, adresa, telefoni ose parullat që i shfrytëzojnë, njerëzve që i takojnë onlajn.

5. Nëse ndonjë ueb-faqe e inkurajon fëmijën tuaj që ai të japë emrin e vetë kur personalizojë ndonjë përmbajtje uebi, ndihmoje që të krijojë onlajn nickname (llagap) i cili nuk do të përmbajë informata personale.

6. Shqyrtoi veglat për filtrim të ueb-përmbajtjeve që ta keni ju në dorë sigurinë e fëmijëve tuaj kur janë në internet dhe t’u vendosni mbikëqyrje prindërore.

7. Nëse përdorni vegla familjare për siguri, krijoni profile përkatëse për secilin anëtar, sipas moshës së tyre.

8. Merrni masa për mbrojtje të fëmijëve tuaj prej pop-up dritareve të papërshtatshme (“dritare” të ueb-faqeve me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijën tuaj).

9. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shembull për më të vegjlit të cilët sapo fillojnë të shfrytëzojnë internetin.

 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates