Faqja e parë
Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Prindërit - upatstva
N 10 vjet
Prej moshs 11 deri 14 vjet
Prej moshs 15 deri 18 vjet
Prindërit
 
 
Këshilla për shfrytëzimin e internetit sipas moshës së fëmijëve
 

Prej moshës 11 deri 14 vjet – kufizim i pjesshëm

Fëmijët e kësaj moshe janë më të aftë në shfrytëzimin e internetit, por prapë se prapë është mirë t’i mbikëqyrni dhe kontrolloni aktivitetet e tyre që të jeni të sigurt se nuk janë të eksponuar në përmbajtje të papërshtatshme.

Mund të përdorni vegla (programe) për siguri në internet që të mund t’ua kufizoni qasjen në disa përmbajtje të caktuara dhe ueb-faqe, si dhe të mund t’i ndiqni aktivitetet e tyre në internet. Binduni se fëmijët tuaj në këtë moshë dinë cilat informata personale mund t’i japin në internet.

Onlajn këshilla për siguri për prindër që kanë fëmijë prej 11 deri 14 vjet.

Fëmijët që janë në moshë prej 11 deri 14 vjet, në përgjithësi janë më hapur për të pranuar gjëra të reja dhe të ndryshme. Në këtë moshë, fëmijët mund të jenë shumë të aftë për punë me kompjuter, përdorimin e miut, si dhe lojërat kompjuterike.

Mirëpo, ata janë shumë të varur prej të rriturve dhe vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj që u ndihmojnë në interpretimin e onlajn përmbajtjeve.

Kur fëmijët tuaj janë në këtë moshë, duhet ta mbikëqyrni kompjuterin e tyre dhe të përdorni softuer përkatës për atë qëllim.

Ja disa këshilla sigurie të cilat duhet t’i merrni parasysh kur jeni onlajn bashkë me fëmijën tuaj të moshës prej 11-14 vjet.

1. Është mire të nxitni dhe keni komunikim të hapur dhe pozitiv me fëmijët tuaj. Flitni me to për kompjuterët dhe rrini të hapur për pyetjet e tyre kureshtare.

2. Vendosni rregulla të qarta për përdorimin e internetit. Caktoni sa orë në ditë dhe në cilën pjesë të ditës mundet fëmija juaj ta përdorë internetin. Caktoni se çka mund ai të bëjë në Internet, e çka jo. Printoni këto rregulla dhe ngjitni në vend të dukshëm, menjëherë afër kompjuterit të cilin e përdorni të gjithë.

3. Insistoni që fëmijët tuaj të mos japin informata personale, siç janë emri i tyre i vërtetë, adresa, telefoni ose parullat që i shfrytëzojnë, njerëzve që i takojnë onlajn.

4. Nëse ndonjë ueb-faqe e inkurajon fëmijën tuaj që ai të japë emrin e vetë kur personalizojë ndonjë përmbajtje uebi, ndihmoje që të krijojë onlajn nickname (llagap) i cili nuk do të përmbajë informata personale.

5. Përdorni programe sigurie familjare që të mund të krijoni profile për secilin anëtar të familjes.

6. Vëndoni programin familjar të sigurisë, në nivel të mesëm, e cila duhet të rezultojë me kufizim të caktuar të përmbajtjeve, ueb-faqeve dhe aktiviteteve.

7. Vendosni kompjuterin i cili ka internet në vende publike të shtëpisë tuaj (dhomën e ndejës), prej ku lehtë do të keni kontrollin mbi aktivitetet e tyre në internet.

8. Shqyrtoni veglat për filtrim të përmbajtjeve të internetit si plotësim të mbikëqyrjes prindërore.

9. Merrni masa për mbrojtje të fëmijëve tuaj prej pop-up dritareve të papërshtatshme (“dritare” të ueb-faqeve me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijën tuaj).

10. Inkurajoni fëmijët tuaj që t’ju tregojnë nëse diçka apo dikush i bën të ndjehen keq dhe të rrezikuar. Qëndroni të qetë dhe ua rikujtoni se nuk janë në telashe pasi që këtë e ndanë me ju. Lavdëroni sjelljen e tyre dhe inkurajoni që përsëri ta bëjnë të njëjtën gjë, nëse u ndodh diçka e ngjashme.
 
 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates