Faqja e parë
Printoni E-mail
Indeksi i arikujve
Prindërit - upatstva
N 10 vjet
Prej moshs 11 deri 14 vjet
Prej moshs 15 deri 18 vjet
Prindërit
 
 
Këshilla për shfrytëzimin e internetit sipas moshës së fëmijëve
 

Prej 15 deri 18 vjet – kufizim i matur
 
Tinejxherët duhet të kenë gati se qasje të pakufizuar në ueb-faqet, përmbajtjet dhe aktivitetet në internet. Ato janë të aftë në shfrytëzimin e internetit, por ende kanë nevojë që prindërit e tyre t’ua kujtojnë këshillat përkatëse të sigurisë. Prindërit duhet të jenë në disponim të fëmijëve të tyre tinejxherë në rastet kur ata hasin përmbajtje të papërshtatshme dhe tu ofrojnë ndihmë që t’i kuptojnë, si dhe në evitimin e situatave të padëshiruara. Është mirë që prindërit t’ua kujtojnë fëmijëve tinejxherë se cilat të dhëna personale nuk duhet ti japin në internet.


Onlajn këshilla për prindër që kanë fëmijë prej 15 deri 18 vjet

Çka bëjnë fëmijët e kësaj moshe kur janë në internet? Djemtë zakonisht janë të interesuar për përmbajtje qesharake, lojëra dhe faqe multimediale, ndërsa vajzat kyçen në ueb-faqet për rrjetëzim social (social networking, si p.sh facebook, myspace, piczo, etj).

Ja disa këshilla sigurie të cilat duhet t’i merrni parasysh kur udhëzoni një tinejxher onlajn.

1. Më shpesh bëni biseda familjare të hapura dhe pozitive për kompjuterët dhe internetin. Bisedoni për onlajn jetën, shokët dhe aktivitetet, poashtu sikurse flisni për shokët tjerë dhe aktivitetet në jetë. Inkurajoni fëmijët tuaj tinejxherë që t’ju tregojnë nëse diçka apo dikush i shqetëson ose rrezikon.  Nëse jeni tinejxher dhe nëse diçka apo dikush onlajn nuk u duket në rregull – bisedoni për atë!

2. Krijoni listë të rregullave të shtëpisë për përdorimin e internetit, si familje. Caktoni cilat faqe janë jashtë kufijve të lejuarës, caktoni llojin e informatave të cilat mund t’i ndani me njerëz tjerë onlajn dhe vendosni drejtime për onlajn komunikim.

3. Vendosni kompjuterin i cili ka internet në vende publike të shtëpisë tuaj (dhomën e ndejes), dhe jo në dhomat e tinejxherëve.

4. Shqyrtoni aletet për filtrim të përmbajtjeve të internetit si shtesë të mbikëqyrjes kontrollit prindërore.

5. Ndihmoni fëmijët tuaj që të mbrohen nga pop-up dritaret e padëshiruara duke përdorur pop-up bllokuesin.

6. Informohuni cilat çet-kanale dhe forume i vizitojnë fëmijët tuaj dhe me kë bisedojnë. Mundohuni që të përdorin çet-kanale të cilat mund të mbikëqyren dhe insistoni të mbesin në çet-lëmi publike, respektivisht të mos veçohen në çet dhoma private me njerëz të cilët i njohin vetëm nëpërmjet internetit.

7. Insistoni asnjëherë të mos i takojnë për së gjalli ndonjë onlajn shokë.

8. Mësoni fëmijët tuaj që të mos shkarkojnë programe, muzikë, ose datoteka të ndryshme (fajlla) pa lejen tuaj. Ndarja e fajllave dhe marrja e tekstit, fotografive ose përmbajtjeve artistike nga interneti mund të thyejë disa ligje për mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe me këtë të jetë jolegale.

9. Bisedoni me tinejxherët tuaj për përmbajtjet jolegale pornografike dhe udhëzoni ato kah ueb-faqet e dobishme për shëndet dhe seksualizëm.

10. Ndihmoni të mbrohen nga spam porositë. U tregoni të mos e japin e-mailin e tyre onlajn, të mos u përgjigjen e-mail porosive të padëshiruara dhe të shfrytëzojnë filtra për e-mail.

11. Njoftohuni me ueb-faqet që i vizitojnë tinejxherët tuaj. Jini të sigurt se fëmijët tuaj nuk vizitojnë faqe me përmbajtje ofenduese dhe se nuk lënë informata personale apo fotografi të tyre.

12. Mësoni fëmijët që në mënyrë të përgjegjshme dhe etike të sillen në internet. Sqarojani se nuk duhet ta përdorin internetin për përgojime dhe kërcënime apo të frikojnë të tjerët.

13. Duhet të jeni të sigurt se fëmijët tuaj gjithmonë konsultohen me ju para se të bëjnë ndonjë transaksion financiar onlajn i cili nënkupton porosi, blerje dhe shitje të sendeve.

14. Diskutoni me fëmijët tuaj për onlajn bixhozin dhe rreziqet potenciale prej tij. Kujtojani se është jolegale.
 
 


 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates