Faqja e parë
Cilës ueb-faqe duhet ti besosh? Printoni E-mail
 
 
1. A është e qartë kush e ka shkruar informatën?

Gjithmonë kur të vizitosh ndonjë ueb-faqe, së pari duhet të kontrollosh kush qëndron prapa përmbajtjeve të shkruara, por edhe kush e ka përpiluar dizajnin. Secili mund të bëjë ueb-faqe dhe të thotë se është ekspert në lëminë për të cilën shkruan, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë e saktë.
 
Kërko informata dhe shenja udhërrëfyese që të jesh i sigurt se autori i faqes ose ai i cili i shkruan përmbajtjet e saj është me të vërtetë i kualifikuar t’i thotë atë gjëra.

Si duket një ueb-faqe e zakonshme?


Shumica e ueb-faqeve kanë tre pjesë kryesore. Nëse e paramendon faqen si njeri, kryeja e tij është header i faqes, trupi është në mes, ndërsa footer është atu ku ndodhen këmbët.

 dete-pokazuva-sajt1.gif

Gjithë ueb-faqet nuk duken kështu, por këto janë disa pikënisje të cilat duhet ti shohësh që të kesh pasqyrë fillestare.

Fillo me kërkimin e autorit të faqes. Këtë informatë mund ta gjesh në titullin ose në fundin e faqes. Shpesh mund të ndodhë të arrish të gjesh vetëm emrin e kompanisë ose organizatës e cila qëndron pas faqes, por jo edhe emrin e ndonjë personi konkret.

Çka nëse s’mund ta gjej autorin?

Nëse nuk mund ta gjesh autorin e faqes, kërko nëpër faqet tjera që e përbëjnë uebin që të shohësh se mos vallë ndodhet atje emri i tij.
 
 avtor-pod-lupa.gif
 
Vizitoje faqen fillestare sepse aty me siguri do të gjesh informata për autorin, edhe pse ndonjëherë as aty nuk janë.

Ndonjëherë sado që të përpiqesh të gjesh informatë të tillë, nuk mund të arrish deri tek ajo. Mos u brengos, mungesa e informatës së autorit të faqes nuk e bën faqen të keqe.

Çka nëse faqja ka link të faqes së një organizate tjetër?

Në një ueb-faqe mund të ketë link deri te ndonjë ueb-faqe të ndonjë organizate ose kompanie tjetër e cila thotë se është pjesë e faqes që e ke gjetur.
 
linkovi.gif
 
Mënyra e vetme që të sigurohesh se është ashtu, është që ta vizitosh faqen e asaj organizate apo kompanie dhe të shohësh a është përmendur atje autori i përmbajtjeve. Në këtë ueb-faqe mund të ekzistojë link i cili do të të kthejë direkt ë faqen fillestare të vizituar. Nëse edhe në ueb-faqen e organizatës e cila thotë se qëndron pas faqes që ti e hape para nuk mund ta gjesh emrin e autorit, atëherë ndoshta ajo organizatë thotë se është diçka që s’është.

Mund të përpiqesh ta kontaktosh dizajnerin kësaj faqeje për të parë a e di ai autorin. Secili që është korrekt dhe i sinqertë nuk do ta dijë për të keq pse pyesësh.

Ki kujdes edhe ndaj faqeve për të cilat thuhet se janë të shkruara nga i njëjti autor. A është me të vërtetë ashtu?


Si të vërtetoj se a janë dy adresa disi të lidhura?


Mund të shihen të dy adresat për të cilat thuhet se janë të lidhura e pastaj të krahasohen. Nëse rrjedhin prej të njëjtit kompjuter (server), atëherë pjesa e parë e adresave duhet të përputhet.

P.sh. http://www.faqeperdicka/main.html
http://www.faqeperdicka /informataperlemine/informatapertemen.html

Shihi të dy adresat dhe krahasoi. Nëse mund t’i zbërthesh ashtu që në një pjesë do ta tregojnë të njëjtën gjë, atëherë me siguri rrjedhin nga i njëjti kompjuter.
 
vrska-pomegu-2-sajta.png
 
Sapo ta gjesh emrin, përpiqu të mësosh a kanë dëgjuar edhe njerëz tjerë për të. Pyete profesorin, doktorin apo ndonjë ekspert tjetër a ka dëgjuar për atë. . Pyete profesorin, doktorin apo ndonjë ekspert tjetër a e njohin atë. Nëse nuk mund të gjesh dikë që e njeh autorin, kërko informata plotësuese për të ne vetë ueb-faqen. Kjo mund të të ndihmojë të kuptosh prej nga është, për kë bëhet fjalë dhe çka ka punuar në të kaluarën.

Sapo ta gjesh autorin, shih a mund të gjesh ndonjë lloj informatash për të kontaktuar me atë. Këto lloje informatash më shpesh gjenden në fundin e faqes, footer. Aty mund të qëndrojë adresa, numri i telefonit ose e-maili.

Çfarë lloji të kontakt informatave duhet të kërkoj?


Vetë e-mail adresa nuk është garanci se autori është me të vërtetë ekspert për temën për të cilën shkruan, madje as edhe për identitetin e tij. Secili mund të ketë e-mail adresë. Informatat tjera për kontakt do të ishin më të besueshme.


 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates