Faqja e parë arrow Lajme arrow Takimi i OJQ-ve në Megjashi me rastin e formimit të rrjetës për të kryer prezantimet edukative
Takimi i OJQ-ve në Megjashi me rastin e formimit të rrjetës për të kryer prezantimet edukative Printoni E-mail
megjasi_m.jpgSot në Megjashi u mbajt takimi i parë joformal në mes përfaqësuesve të shumicës së OJQ-ve, prej gjithsej dhjetëve që do të marrin pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat në Maqedoni të cilat duhet të realizohen deri në fund të këtij viti shkollor.
Ngjarja filloi me prezantimin e përfaqësuesve të “Metamorfozit” si bartës të projektit dhe “Megjashit” si partner në zbatimin, por edhe si një prej OJQ që do të marrin pjesë në aktivitetet edukative për mbrojtje dhe siguri të fëmijëve dhe të drejtat e tyre në internet. Organizatat tjera të cilat me përfaqësues të tyre morën  pjesë në takimin janë: “Hapni dritaret” dhe “Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, “Qendra kulturore rinore” – Manastir, “Këshilli rinor” – Ohër, “Këshilli për mbrojtje të delikuencës së të miturve” – Kavadar dhe “Qendra për iniciativa qytetare”- Prilep.

Pas njoftimit vijoi përshkrimi i situatës faktike rreth shfrytëzimit të internetit nga ana e fëmijëve, aspektet pozitive të internetit si medium dhe pasojat negative nga shfrytëzimi jo i rregullt i internetit. Gjithashtu u theksuan qëllimet të cilat projekti synon t’i arrijë dhe grupet e cakut që me të duhet të përfshihen, aktivitetet që janë marrë në atë drejtim, si dhe u potencuan ato që akoma do të vijnë. 

Pastaj, vëmendja u drejtua kah shqyrtimi i detajeve për formimin e rrjetës së OJQ-ve të cilat duhet më tej të kujdesen për zbatimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat, që në realitet ishte qëllimi i organizimit të këtij takimi.

Në fund, u prezantua ueb-faqja www.crisp.org.mk, respektivisht www.bezbednonainternet.org.mk si resurs kryesor për të marrë njohuri nga kjo lëmi edhe i paraparë për tre kategori të vizitorëve, krahas publikimeve tjera të cilat u shqyrtuan paraprakisht. 

Në periudhën e ardhshme OJQ-të duhet të sigurojnë nga katër përfaqësues të cilët do të marrin pjesë në seminarin me karakter edukativ që do të mbahet në fillim të muajit maj, dy prej të cilëve duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në prezantimin nëpër shkollat.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates