Faqja e parë arrow Si tw bllokoj ndonjë dërgues të e-mail porosive?
Si ta bllokoni ndonjë dërgues të e-mail porosive? Printoni E-mail

plicke_so_zabrana.gifMund t’ju ndodhë, për arsye të ndryshme, thjeshtë të mos dëshironi të pranoni e-mail porosi prej një personi të caktuar. Cilado të jetë arsyeja, nëse vjen deri këtu puna – mundeni ta bllokoni atë person dhe më nuk do të merrni porosi prej tij!

Si bëhet kjo? Mënyra se si bllokohet ndonjë dërgues i e-mailave deri në një masë varet edhe prej e-mail provajderit tuaj. Për shembull:

  • Në disa e-mail programe ekziston butoni „blloko“ (block) në vetë kutinë postare (inbox) ku u vjen posta elektronike.  Selektoni, respektivisht në inbox markoni katrorin apo rrethin i cili është menjëherë pranë e-mailit që e keni pranuar prej personit të cilin doni ta bllokoni. Pastaj, shtypni butonin “blloko”, respektivisht “block” dhe në këtë mënyrë e bllokoni atë person që në të ardhmen të mos mund t’ju dërgojë e-mail porosi. Kjo do të thotë se të gjitha porositë të cilat në të ardhmen do t’ju dërgohen prej adresës të cilën e keni bllokuar, nuk do të vijnë në kutinë tuaj postare elektronike (inbox).
  • Në disa programe tjera për të bllokuar ndonjë dërgues duhet ta shtoni në listën “block senders” ose „bllokoi dërguesit“. Kjo gjithashtu do të thotë se në të ardhmen në kutinë tuaj postare (inbox) nuk do të arrijnë e-maila nga ai dërgues.  
plikce_so_preskrtana_strelka.gifSi bëhet kjo? Për ta bërë këtë, në listën e kontakteve shtypni sustën e djathtë të miut mbi emrin e dërguesit që doni ta bllokoni. Kjo duhet t’ju japë mundësi që ta zgjidhni atë kontakt dhe ta bartni në “Junk” ose ta bllokoni (“block”).

Duke shtypur në njërën prej këtyre opsioneve duhet t’ju hapet mundësia që ta bartni atë person prej kontakt listës suaj në Listën e dërguesve të bllokuar (Blocked Senders List). Duke shtypur këtë opsion mund të jeni të sigurt se më nuk do të merrni porosi prej atij personi.

  • Në Hotmail për shembull bllokimi bëhet ashtu që shtypni në opsionin “Options” dhe aty zgjidhet “Block senders” ku shënohen e-mail adresat të cilat doni t’i bllokoni.
  • Te Gmail-i që të bllokoni ndonjë dërgues duhet të shkoni në opsionin „Settings“, pastaj zgjidhni  „Filters“, e më pas „Create a new filter“ dhe në fushën „From” respektivisht „prej“ ta shënoni adresën të cilën dëshironi ta bllokoni. Menjëherë pas kësaj  shtypni „Next step” dhe e markoni fushën “Skip the Inbox (Archive it)” ose “Delete it”. Procedurën e kompletoni duke shtypur “Create filter”. Pasi që e keni bërë këtë mund të jeni të sigurt se nuk do të pranoni më e-maila prej asaj adrese.
  • Butoni „Block” ndonjëherë mund të quhet edhe “Ignore” ashtu që nëse susta e djathtë e miut nuk funksionon, kërkojeni këtë opsion në “Preferences” (“Ignore” ose „Injoro“).

Nëse nuk mund të gjendeni dhe nuk jeni të sigurt në çfarë mënyre bllokohen dërguesit në programin për e-mail të cilën ju e përdorni, drejtojuni te e-mail provajderi juaj dhe pyeteni atë. Ose thjeshtë pyetni dikë që mendoni se mund ta dijë.
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates