Faqja e parë
Cilës ueb-faqe duhet ti besosh? Printoni E-mail
 
A është ueb-faqja relevante për mua?


4g.gifUeb-sajti i mirë është i dobishëm për ata për të cilët është paraparë. Nëse nuk i qëllon interesat tua, atëherë nuk do të jetë e dobishme për ty (që nuk do të thotë se nuk do të jetë e dobishme për dikë tjetër).

Me qëllim që ta kuptosh se a do të jetë sajti i dobishëm për ty, duhet që më parë të dish se çka dëshiron të arrish. Para se të fillosh të shikosh ndonjë ueb-faqe fillo të mendosh për pesë apo më tepër pyetje për të cilat me të vërtetë dëshiron të kesh përgjigje. Shkruaji ato.

Kur e shikon një ueb-faqe, shihe se at të jep ajo përgjigje për së paku tre pyetjet tua. Sa më tepër përgjigje mund të gjesh, aq më i mirë dhe më i dobishëm është sajti për ty.

Mbaj mend: qëllimet e uebit duhet të të tregojnë a do të gjesh aty informatat që i kërkon.

Nëse qëllimet nuk janë mjaft të qarta, shihi titujt apo seksionet në menynë. A të tregojnë këto për çka janë paraparë, secili prej tyre veçmas? A është e sigurt se do t’i gjesh përgjigjet këtu?
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates