Faqja e parë
Printoni E-mail
Mësimdhënës
 
 
Roli i mësimdhënësit në mbrojtjen e fëmijëve në internet
 
Krahas prindërve, edhe ju si mësimdhënës duhet të kujdeseni për sigurinë e nxënësve tuaj derisa janë në internet. Pasi që shumica e shkollave kanë sisteme sigurie të cilat deri diku i bllokojnë përmbajtjet e papërshtatshme dhe ato të dëmshmet që të mos arrijnë deri te kompjuterët e shkollave, detyra e juaj primare është mbikëqyrja e aktiviteteve të fëmijëve derisa e shfrytëzojnë internetin në shkollë dhe krijimi i shprehive pozitive për shfrytëzimin e internetit. Në këtë mënyrë jo vetëm që do t’u ndihmoni fëmijëve që të jenë të sigurt derisa janë onlajn në shkollë, por do të kontribuoni që ato të mësohen ta shfrytëzojnë internetin në mënyrë të rregullt dhe të jenë të sigurt edhe kur nuk i mbikëqyrni drejtpërdrejt. Megjithatë, fëmijët e shfrytëzojnë internetin edhe në shtëpi, nëpër internet klubet, te shokët/shoqet e tyre, etj. Prandaj, është shumë e rëndësishme shfrytëzimi i sigurt i internetit në të gjitha kushtet.
 
Për këtë qëllim mësimdhënësit duhet të jenë të përgatitur, para së gjithash, që t’u ndihmojnë fëmijëve që të ndërtojnë shprehitë e tyre dhe kulturën në internet në atë mënyrë e cila do t’i mundësojë shfrytëzim të pandërprerë të begative të këtij mediumi edhe atë pa rrezik! Gjithashtu, mësimdhënësi duhet gjithmonë të jetë i disponueshëm dhe të bëjë gjithçka që mundet  që ta mbrojë dhe ta ndihmojë nxënësin i cili ka përjetuar ndonjë problem ose ndonjë përvojë të pakëndshme prej përmbajtjeve joadekuate ose ka pasur ndonjë kontakt të pakëndshëm në internet. Njëkohësisht, mësimdhënësi duhet t’u ndihmojë edhe prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre duke theksuar anët pozitive të internetit, por edhe duke i paralajmëruar për rreziqet potenciale nga mos shfrytëzimi i rregullt i tij.

Të jesh i mençur në internet do të thotë të jesh i kujdesshëm dhe të kërkosh ndihmë nëse është e nevojshme. Ajo që duhet të arrihet me punën tuaj është t’u ndihmohet fëmijëve të marrin shprehi të mira për shfrytëzimin e internetit të cilat do t’i kultivojnë në të ardhmen. Në këtë aspekt, është e rëndësishme ata t’i kuptojnë anët pozitive të tyre. Qëllimi nuk është t’u ndalohet shfrytëzimi i internetit me shpresë se kështu do të jenë të sigurt. Kjo, jo vetëm që do të ketë efekt të kundërt tek fëmijët, por edhe do t’ua mbylle “dritaren” kah bota e informatave të të gjitha lëmive të mundshme. Nëse u thoni fëmijëve ”asnjëherë mos i shfrytëzoni mundësitë që ua jep interneti sepse në internet ekzistojnë shumë rreziqe”, rreziku është do të dëshirojnë t’i shfrytëzojnë sa më tepër edhe atë në mënyrë jo të rregullt. Qëllimi është t’i mësoni ta shfrytëzojnë në mënyrë të rregullt – vetëm atëherë ata do t’i shfrytëzojnë begatitë e këtij mediumi të mrekullueshëm.

Më e rëndësishme është që të kuptojnë se duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme derisa janë në internet. Interneti me të vërtetë ofron shumë për të gjithë, pra edhe për fëmijët, por ata duhet të mësohen se si ta shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe në të njëjtën kohë të mbesin të sigurt kur janë onlajn.

Si edukatorë, më e rëndësishme është t’i orientoni nxënësit tuaj se duhet të jenë të sigurt dhe të përgjegjshëm kur i shfrytëzojnë teknologjitë e reja. Këtë do ta arrini nëse i ndihmoni secilit fëmijë të mësojë t’i njohë dhe t’i minimizojë tre rreziqet kryesore që janë që janë të lidhur me gjithë teknologjitë për lidhje të ndërmjetshme (iPOD, music player, instant porosi, çet, lojëra kompjuterike, telefona celular, tekst porosi, ueb-kamera, etj).
 
Tre rreziqet kryesore të internetit janë:

Kontakte të papërshtatshme – Mësoni nxënësit që t’i zbulojnë sajber mashtruesit, hakerët, vjedhësit e informatave dhe predatorët dhe të mbrohen prej kontakteve me to. Tregoni se njerëzit nuk janë gjithmonë ashtu siç tregohen në internet. Interneti është vendi për përmirësimin e lidhjeve ekzistuese,  e jo vendi për të takuar njerëz të ri.

Përmbajtje të papërshtatshme – Kjo ka të bëjë me përmbajtjet të cilat fëmijët i shohin derisa janë në internet, si dhe me përmbajtjet të cilat ato i lënë në internet. Ndihmoni fëmijëve të kuptojnë se interneti është përgjithmonë: gjithçka që do të vendosin onlajn shënohet dhe rruhet e kjo mund t’i ndjekë në intervistat e tyre të ardhshme për punë, si dhe gjatë aplikimit të tyre në fakultet.

Përmbajtje të papërshtatshme
– Kjo ka të bëjë me përmbajtjet të cilat fëmijët i shohin derisa janë në internet, si dhe me përmbajtjet të cilat ato i lënë në internet. Ndihmoni fëmijëve të kuptojnë se interneti është përgjithmonë: gjithçka që do të vendosin onlajn shënohet dhe rruhet e kjo mund t’i ndjekë në intervistat e tyre të ardhshme për punë, si dhe gjatë aplikimit të tyre në fakultet.
 
Kur njëherit fëmijët t’i kuptojnë këto rreziqe, tre rregullat elementare do t’i mbrojnë ata kur janë onljan.
 
Mësimdhënësit duhet t’u ndihmojnë prindërve. Mund t’u japin materiale me ndihmën e të cilëve të rriturit do të njihen me aktivitetet e vërteta me të cilat më së tepërmi merren fëmijët kur janë onljan. Numër i madh i materialeve dhe informatave të nevojshme mund të gjenden në këtë ueb-faqe.


 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates