Faqja e parë
Printoni E-mail
Mësimdhënës


Për fëmijët më të vogël të shkollave fillore
 
Duke punuar me fëmijë të shkollave fillore (deri në moshën 10 vjeçare) është e rëndësishme të punoni në atë që fëmijët ta pranojnë rregullën “Më e rëndësishme është të jem i/e sigurt në internet, të qëndroj larg prej të huajve në internet dhe të vazhdoj t’u tregoj prindërve për gjithçka që më ndodh kur jam onlajn”.

Me to mund të krijoni poster i cili do t’i përmbajë rregullat në vijim për sigurinë e tyre në internet:
 
1. I ruaj në vend të sigurt të dhënat e mia personale dhe nuk i publikoj në internet!

2. Asnjëherë nuk e tregoj emrin tim të vërtetë, adresën, numrin e telefonit,  emrin e shkollës dhe nuk tregoj fotografi të mia dikujt që e njoh vetëm onlajn.

3. Qëndroj larg të panjohurve në internet, çfarëdo që të më thonë, sepse nuk mund ta di se kush me të vërtetë janë ata. 

4. Nuk bisedoj me ata kur më drejtohen onlajn dhe asnjëherë nuk do t’i takoj me të vërtetë.

5. Gjithmonë u tregoj prindërve për gjithçka që shoh në internet, veçanërisht kur diçka më bën të ndjehem keq.

Duke e krijuar posterin, bisedoni për gjitha pikat një nga një dhe diskutoni pse është e rëndësishme secila prej tyre. Parashtroni pyetje fëmijëve, duke kërkuar prej tyre të mendojnë dhe vetë të vinë në përfundime.
 

Për fëmijët e klasave më të larta të shkollave fillore dhe ato të shkollave të mesme

Patjetër ta mbroj emrin tim, identitetin dhe reputacionin

 
Duke u futur sa më thellë në teknologjitë e reja ata bëhen sa më të aftë në përdorimin e tyre, bëhet shumë e rëndësishme të kuptojnë se duhet të mbrojnë emrin e tyre, identitetin dhe reputacionin. Krejt ajo që e vendosin onlajn sot mund të pasqyrohet në realizimin e qëllimeve të tyre në të ardhmen dhe në sigurinë e tyre dhe sigurinë e familjes së tyre. Prandaj është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i formulojnë shprehitë e tyre kur janë onlajn sapo që fillojnë të shfrytëzojnë teknologjitë, sa më të rritur që janë aq më shumë janë të eksponuar në rrezik.



 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates