Faqja e parë
Printoni E-mail
Mësimdhënës


Ide për të organizuar orën e mësimit


Në këto faqe do të gjeni drejtime që do t’ju ndihmojnë juve si mësimdhënës t’i përcjellni porositë për sigurinë e fëmijëve në internet në mënyrë zbavitëse dhe interaktive. Më së miri është që të parashihen dhe planifikohen  orë të veçanta ku informatat në fillim do të prezantoheshin me projektor, e pastaj do të nxitej diskutimi ku do të inkurajoheshin fëmijët që të flasin për përvojat e tyre personale.
 
Ora mësimore e paraparë për edukimin e fëmijëve si të sillen sigurt në internet, mund ta organizohet në shumë mënyra të ndryshme që do ta bënin orën interaktive e njëkohësisht edhe interesante për gjithë fëmijët. Ja disa ide për atë se si mund ta konceptoni dhe zbatoni këtë orë mësimore, respektivisht, çfarë elemente mund të fusni në punën tuaj duke e përpunuar këtë temë.

Disa prej aktiviteteve të cilat mund ndërmerrni janë këto:
 
1. Organizimi i lojërave.

2. Ligjërimi me ndihmën e prezantimeve – prezantimet mund t’i krijoni vetë ose me ndihmën e përmbajtjeve të kësaj ueb-faqeje ose t’i shfrytëzoni prezantimet e gatshme të cilat mundeni gjithashtu t’i gjeni këtu.

3. Shpërndarje e materialeve edukative- materialet edukative mund t’i merrni nëpërmjet kontaktit të projektit të cilin mund ta gjeni në këtë ueb-faqe ose, pasi që sasitë janë të kufizuara mund t’i merrni në formën elektronike këtu.

4. Zhvillimi i diskutimit  duke parashtruar pyetje dhe duke i nxitur të përgjigjen me shfrytëzimin e shembujve

5. Të luajnë role gjatë orës së mësimit ose të bëjnë shfaqe dramatike në nivel të gjithë shkollës

6. Të punosh në orë duke shfrytëzuar material të cilat i ke përgatitur që më parë: kuize interaktive, detyra të printuara, ushtrime për komunikim, etj.

7. Stimulimi i nxënësve që të përpilojnë projekte dhe ueb-faqe.
 

Ja disa “vegla” konkrete, praktike të cilat mund t’i përdorni në orën tuaj:

- Ushtrime

- Prezantime

 
Si duhet të përfundoni me serinë e orëve për sigurinë e fëmijëve në internet


Atë që do ta mësojnë nxënësit në këto orë mësimi, duhet t’i inkurajojë që t’u tregojnë fëmijëve tjerë se duhet të jenë të kujdesshëm kur janë onljan. Për këtë qëllim, mund t’i ndërmerrni këto aktivitete:

1. Dizajnoni bashkë me nxënësit poster të cilin do ta varni në murin e klasës, i cili do t’i përmbajë rregullat themelore për siguri në internet

2. U propozoni nxënësve që t’i shkruajnë këto rregulla në gjuhën që e përdorin kur bisedojnë onljan ose kur shkruajnë sms porosi

3. Inkurajoni nxënësit tuaj që të shkruajnë poezi ose rep këngë për shfrytëzimin e sigurt të internetit.

4. Diskutoni për telefonat celular dhe paralajmëroni nxënësit se duhet të jenë të kujdesshëm kur lënë informata personale nga telefoni i tyre celular.

5. Ekziston një spektër më i gjerë i çështjeve për të cilat mund të bisedohet me fëmijët më të vjetër, siç janë për shembull: shfrytëzimin e fotografive nga interneti të cilat kanë të drejta autori të mbrojtura, si ta vërtetojnë origjinalitetin e informatave në internet, si mund të kyçen në projekte të përbashkëta pozitive në internet, etj.

 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates