Faqja e parë arrow Lajme arrow Seminar edukativ në Ohër
Seminar edukativ në Ohër Printoni E-mail
Në 6, 7 dhe 8 maj, në hotelin “Klimetica” në Ohër do të mbahet seminar edukativ si pjesë e aktiviteteve të parapara në projektin CRISP bartës i të cilit është “Fondacioni Metamorfozis”, ndërsa e zbaton në partneritet me “Megjashin

Seminarin do ta ndjekin më tepër se 40 pjesëmarrës edhe atë, përfaqësues të OJQve dhe përfaqësues nga më tepër shkolla fillore dhe të mesme të Maqedonisë. Qëllimi i seminarit është që ta sigurojë nivelin e duhur të edukimit nga lëmia e mbrojtjes së fëmijëve në internet, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, e cila duhet të rezultojë me prezantime kualitative nëpër shkolla që do t’i zbatojnë tërësisht edukatorët – pjesëmarrës të seminarit.
Ditën e parë, pjesëmarrësit e seminarit do të do të kenë mundësi para së gjithash të njoftohen me projektin, qëllimet që duhet të arrihen me atë dhe roli i tyre në të. Dita e dytë është e rezervuar për sesionet edukative të cilat do t’i mbajnë: Gordana Pirkovska Zmijanac dhe Dragi Zmijanac prej “Megjashit”  të cilët do të mbajnë punëtori për të drejtat e fëmijëve, Elena Stojanovska e “Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale” dhe Irina Shumadieva e “Metamorfozit” e cila do të mbajë një seri prezantimesh edukative për sigurinë e fëmijëve në internet. Sesioni i fundit do t’i theksojë çështjet kyçe me të cilat merret ky projekt, edhe atë çështjet që janë të rëndësishme në aspektin e fëmijëve, tinejxherëve, prindërve të tyre dhe mësimdhënësve në shkolla. Këto janë njëherit edhe target grupet e projektit të cilat duhet të përfshihen me prezantimet në shkolla dhe të cilat edukatorët duhet t’i realizojnë deri në fund të muajit maj.

Ditën e fundit do të organizohen dy grupe me të cilët paralelisht do të punojnë përfaqësuesit nga “Metamorfozis” dhe përfaqësuesit nga “Megjashi”. Pjesëmarrësit e grupeve do të kenë detyra praktike të cilat duhet t’i prezantojnë para të tjerëve. Ky aktivitet më së miri do t’i përgatisë edukatorët për punën e tyre të ardhshme.

Në seminar do të prezantohen të gjitha publikimet që janë botuar në kuadër të projektit (poster ku janë shënuar të drejtat e fëmijëve në internet, fletushkë edukative me temë: bëhu shfrytëzues i aftë i internetit dhe broshurë për mbrojtjen e të dhënave personale në internet – të gjitha ne gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe) Gjithashtu, në veçanti do të prezantohet ueb-faqja e projektit gjatë së cilës do të shqyrtohen detajisht përmbajtjet në të.

Të gjitha materialet do t’u jepen edukatorëve të cilët do t’i shpërndajnë më tej nëpër shkollat ku do t’i zbatojnë trajnimet. Për të gjitha aktivitetet nëpër shkollat, që do të pasojnë pas seminarit, do të angazhohen nga dy koordinatorë regjional nga rrjeta e OJQve të cilët do të zgjidhen në seminar. Funksioni i tyre do të jetë t’i zbatojnë rezultatet nga aktivitetet në shkollat deri te partnerët e projektit, si dhe në kohë të sigurohet pasqyrë precize për ndodhitë momentale dhe efektet e punës.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates