Faqja e parë arrow Lajme arrow U mbajt seminari edukativ për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
U mbajt seminari edukativ për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve Printoni E-mail
otvoranje-na-seminarot-mala.png Në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet” (CRISP), prej 6 deri në 8 maj u mbajt seminar edukativ me këtë temë ku morën pjesë përfaqësues të më tepër organizatave joqeveritare dhe shkollave nga Maqedonia.

Seminari u mbajt në hotelin “Klimetica” në Ohër, e vizituan 34 pjesëmarrës dhe 8 njerëz ishin në rolin e organizatorëve, prezantuesve dhe facilitatorëve. Prej 34 pjesëmarrësve, një pjesë ishin përfaqësues të OJQ-ve të cilat pas përfundimit të seminarit duhet ta marrin rolin e edukatorëve nëpër shkolla, ndërsa të tjerët ishin arsimtarë prej shkollave të cilët patën mundësi të ndjekin seminarin me qëllim që këto njohuri t’ua përcjellin nxënësve të tyre në të ardhmen.
Pas arritjes dhe vendosjes në hotel, u mbajt një prezantim i shkurtër për projektin dhe qëllimet e tij, u shpërndanë materialet edukative që janë paraparë për nxënësit, si dhe u sqarua roli i secilit edukator dhe detyrat të cilat ai duhet t’i kryejë.

Shkurtimisht, kushti për një përfaqësues të një OJQ-je të marrë rolin e një edukatori ishte ta ndjekë këtë seminar ku ai do të përfitojë njohuritë e nevojshme dhe informatat. Më tej, secili edukator duhet të realizojë 5 prezantime edukative në secilën shkollë të qytetit nga i cili vjen. 3 nga këto prezantime janë paraparë për edukimin e fëmijëve për të shfrytëzuar internetin në mënyrë të sigurtë, një prezantim për prindërit e tyre, ndërsa prezantimi i fundit duhet t’i përfshijë mësimdhënësit. Ky aktivitet duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, ndërsa për secilin prezantim do të pasojnë rregullisht raporte. Prezantimet janë të disponueshme për shkarkim në këtë ueb-faqe, ndërsa munden lirisht të përdoren edhe për qëllime tjera edukative. Prezantimi për fëmijë është e përshtatshme për nxënësit e shkollave fillore edhe atë prej klasës së parë deri në klasë të gjashtë, kurse për nxënësit e klasave të shtata dhe të teta, si dhe ato të shkollave të mesme duhet të shfrytëzohet prezantimi për tinejxherë.

Me këto edukime do të përfshihen gjithsej 28 shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoni, edhe atë në këto qytete: Shkup, Manastir, Prilep, Shtip, Kumanovë, Dellçevë, Ohër, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Kavadarci. Në këto qytete prezantimet edukative do të mbahen në 18 shkolla maqedonase dhe në 10 shkolla shqipe. Prej tyre, 16 janë shkolla fillore, ndërsa 12 janë shkolla të mesme.

rabotilnica-megjashi-mala.pngDita e dytë filloi me dy sesione paralele në dy salla dhe pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Në njërën zhvillohej një punëtori për të drejtat e fëmijëve në internet të cilën e udhëhiqnin Gordana Pirkovska Zmijanac dhe Dragi Zmijanac nga Megjashi, ndërsa në të dytën Elena Stojanovska nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale kishte prezantim për të dhënat personale në përgjithësi, të dhënat personale në internet, masat e kujdesit, si dhe raste të keqpërdorimit të të dhënave personale në internet të cilat kanë qenë të paraqitura në Drejtorinë. Pas pauzës vijoi sesioni i dytë me të njëjtin koncept, gjatë së cilës grupet i ndërruan vendet dhe në atë mënyrë secili pjesëmarrës i seminarit kishte mundësi të përfitojë përgatitjen e duhur për atë që vijonte pas.

prezentacija-metamorfozis-mala.png Sesioni i tretë i bashkoi të dy grupet të cilave ua prezantuan materialin të cilin edukatorët duhet ta përdorin nëpër shkollat, ndërsa ka të bëjë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet. Prezantimin e mbajti Irina Shumadieva e Fondacionit Metamorfozis, kurse i përfshiu të katër prezantimet të përgatitura për secilin grup të cakut, botimet të cilat duhet t’u ndahen nxënësve, respektivisht posteri me porositë për të drejtat e fëmijëve në internet, fletushka për shfrytëzim të shkathtë të internetit, si dhe broshura për mbrojtjen e të dhënave personale në internet. Në fund u shfletua ueb-faqja e projektit e cila gjithashtu i është kushtuar të gjitha kategorive të vizitorëve. Pas sesionit i cili zgjati tri orë, pasoi një darkë për gjithë grupin në restorantin “Klimetica” në Strugë.

posleden-den-mala.png Të nesërmen u organizua punëtori ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas qyteteve prej nga vinin.  Grupet kishin për detyrë të bëjnë plan për prezantimet në shkolla, hapat të cilat planifikojnë t’i marrin, përgjegjësitë që i kanë, etj, por u la edhe hapësirë për ide për të organizuar orën e mësimit me këtë temë, e do të mund të shfrytëzohen për edukim të këtij lloji, jashtë edukimeve të cilat janë paraparë. Planet pastaj u prezantuan nga ana e një përfaqësuesi të grupit. Paralelisht në sallën tjetër ndahej materiali për nxënësit, si dhe pyetësorët për evaluim (vlerësim) të cilat duhet t’i plotësojnë mësimdhënësit, prindërit, fëmijët dhe nxënësit e shkollave të mesme, para se të mbahen prezantimet. Në fund, u la hapësirë për pyetje, paqartësi dhe propozime të cilave u dha përgjigje dhe u shqyrtuan në këtë takim të grupit.

Pas drekës seminari u llogarit si i mbaruar, pjesëmarrësit filluan të kthehen në qytetet e tyre. Ata ishin të kënaqur me programin e ngjarjes dhe treguan motivim të madh për punën të cilën duhet ta ndërmarrin në periudhën e ardhshme. Sipas reagimeve të tyre dhe komenteve, ata mendojnë se realizimi i edukimeve nëpër shkollat në Maqedoni do të jetë pozitiv dhe premtojnë sukses.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates