Faqja e parë arrow Lajme arrow Filluan edukimet nëpër shkolla
Filluan edukimet nëpër shkolla Printoni E-mail
Pas përgatitjeve njëjavëshe që u bënë në periudhën prej 12 deri më 16 maj edukatorët, të cilët ishin trajnuar në seminarin paraprak me temë “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet”, në kuadër të të njëjtit projekt filluan realizimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat.

Deri më tani, planin për punë e ofruan këto OJQ: "Forumi rinor arsimor” dhe “Hapni dritaret” nga Shkupi. “Qendra për iniciativë qytetare” nga Prilepi", “Qendra kulturore rinore” nga Manastiri, “Phurt” nga Dellçeva, “Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale” nga Shtipi dhe “Këshilli për preventivë kundër delikuencës së të miturve” nga Kavadarci. Krahas këtyre, në përgatitje janë edhe OJQ-të tjera të cilat me prezantimet e tyre duhet të mbulojnë edhe pesë qytete tjera të Maqedonisë.



Në vazhdim, mund ta shihni planin momental të edukatorëve për realizimin e edukimeve në qytetet e tyre, ku për secilën shkollë dhe grup të cakut janë dhënë terminët e caktuara. Kjo listë është me karakter freskues, që do të thotë se vazhdimisht do të plotësohet me informata të reja ashtu siç ato do të arrijnë.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates