Faqja e parë arrow Lajme arrow Mbaruan edukimet në SHF “26 Korriku”
Mbaruan edukimet në SHF “26 Korriku” Printoni E-mail
Në periudhën prej 12 deri në 26 maj me sukses u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në shkollën fillore të Shkupit “26 korriku” (“26 Juli”). Edukimet i realizoi Naser Miftari, profesor në shkollën e lart përmendur. Në prezantimet edukative të mbajtura në “26 korriku” u përfshinë 91 nxënës, 23 arsimtarë dhe 21 prindër, që e plotëson numrin e dëshiruar të pjesëmarrësve në edukimet në një shkollë.


Përveç numrit të përmendur të nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në prezantimet edukative, përmbajtja u bart edhe te nxënësit tjerë në gjithsej 12 klasa  të kësaj shkolle, profesor i të cilave është Naser Miftari. Me këto edukime plotësuese, numri i pjesëmarrësve të përfshirë është rreth 400 nxënës. Edukimet për nxënësit janë mbajtur gjatë orëve mësimore, ndërsa për prindërit dhe mësimdhënësit janë shfrytëzuar termine tjera në kohëzgjatje prej 40 minutave. Edukimi për mbrojtjen e fëmijëve në internet në këtë shkollë u realizua në gjuhën shqipe.

26-juli-1-mala.png 26-juli-2-mala.png 26-juli-4-mala.png 26-juli-3-mala.png
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates