Faqja e parë arrow Lajme arrow Në Kumanovë mbaruan edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në gjuhën maqedonase
Në Kumanovë mbaruan edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në gjuhën maqedonase Printoni E-mail
Shoqata humanitare “Nëna” (“Majka”) nga Kumanova kah fund i muajit maj me sukses i mbaroi edukimet në dy shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Në këtë qytet janë organizuar sesione edukative në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” (“Braqa Milladinovci”) dhe në shkollën e mesme “Goce Dellçev”. Edukimet i realizoi Margarita Avramovska dhe Lidija Ilijevska.

Në shkollën “Braqa Milladinovci” u organizuan katër sesione edukative për nxënësit dhe nga një për prindërit dhe arsimtarët. Me prezantimet edukative në këtë shkollë u përfshinë 169 nxënës, 8 prindër dhe 24 arsimtarë. Në gjimnazin “Goce Dellçev” u mbajtën gjithsej pesë prezantime edukative tre për nxënësit, një për prindërit dhe një për profesorët. Prezantimet i ndoqën 75 nxënës, 12 prindër dhe 17 profesorë. Edukimet në të dy shkollat kishin karakter të punëtorive sepse pranë prezantimeve edukative nxënësit kishin mundësi të ndajnë përvojat e tyre personale ose të miqve të tyre me grupin. Punëtoritë e mbajtura ishin me kohëzgjatje prej 1,5 deri më 3 orë, në varësi prej interesimit të të pranishmëve ku interesim më të madh treguan nxënësit e shkollës fillore. Nxënësve u është shpërndarë materiali, si dhe pyetësorët për vlerësim të cilët i morën edhe pjesëmarrësit e tjerë në edukimet. Materiali i tepërt u dha në bibliotekat e të dy shkollave.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates